Sali Berisha ka treguar disa foto ku sipas tij Edi Rama është duke marrë drogë.

Në fakt foto janë të publikuara dhe më parë, por ish-kryeministri këmbënguli se ato ishin të vërteta dhe i argumentoi me mënyrën e tij.


Berisha: Interesi i jashtëzakonshëm nga publiku për foton.

Fevziu: Mirë, interesin e di unë, por foto ku janë?

Vangjeli: Është e sajuar.

Fevziu: Ajo është fotomontazh.

Berisha: Ku është e sajuar, shikoje pak. Vetëm montazh nuk ke këtu.

Vangjeli: Ky është fotomontazh.

aa

Berisha: Absolutisht, asnjë shenjë foto montazhi nuk ka. Por, prisni tani, the montazh? Po këtu çfarë rrufit këtu me Gjushin.

Fevziu: Karamele, pse mes njerëzve do pi kokainë? Më fal Z.Berisha, Rama duke pirë kokainë, siç thoni ju, Gjushi dhe 500 veta që e shikojnë.

Berisha: Gjushi e shikon me admirim.

Fevziu: Ajo që nxore ishte fotomontazh.

Berisha: Je i vetmi në botë që thua është fotomontazh.