Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, shkaktoi një ortek kritikash në rrjetet sociale pasi ndau një fotografi me familjen e tij gjatë festës së Krishtlindjes, e cila, si në vitet e kaluara, shkaktoi pakënaqësinë e shumë tifozëve myslimanë deri në atë masë sa trupa më e madhe islame në Egjipti ka reaguar ndaj postimit të tij.
Rrjetet sociale të Salah u vërshuan me kritika për imazhin, në të cilën shfaqet me gruan dhe dy vajzat e tyre, me rroba festive para pemës së Krishtlindjes.
Disa nga përdoruesit e akuzuan lojtarin egjiptian në rrjetet sociale me komente si “kjo foto do t’ju afrojë me anglezët, por do të humbni shumë tifozë myslimanë nga bota arabe”; “Mjaft me përkulje ndaj Perëndimit, ju jeni një model për të rinjtë myslimanë”, madje disa e quajtën atë “jobesimtar”.
Kishte pak komente që mbështesnin apo mbronin Salahun, i cili u kritikua më tej se nuk i festonte festat islame në të njëjtën mënyrë.
Në fund të fundit, Dar al-Ifta, organi më i madh këshillues islamik i Egjiptit, i cili ofron udhëzime dhe këshilla fetare për myslimanët përmes nxjerrjes së fetvave për çështjet e përditshme dhe bashkëkohore, ka shprehur qëndrimin e vet.
لا مانع شرعًا من تهنئة غير المسلمين في أعيادهم ومناسباتهم، وليس في ذلك خروج عن الدين كما يدَّعي بعض المتشددين
فتهنئة شركاء الوطن بمناسباتهم وأعيادهم من حسن الجوار ورد التحية بالحسنى وحسن التعايش، وهي مبادئ إنسانية راقية يدعو إليها الشرع كتابًا وسنةً ومارستها السيرة النبوية العطرة— دار الإفتاء المصرية 🇪🇬 (@EgyptDarAlIfta) December 26, 2022
“Nuk ka asnjë kundërshtim ligjor për të uruar jomyslimanët për festat e tyre dhe kjo nuk është një devijim nga Islami siç thonë disa ekstremistë. Urimi i festave të partnerëve të vendit është pjesë e fqinjësisë së mirë, urimeve reciproke dhe bashkëjetesës, dhe këto janë parimet fisnike njerëzore që kërkohen në Sheriat dhe Sunet, të cilat janë praktikuar në biografinë e profetit, paqja qoftë mbi të”, thuhet në deklaratë.
Sido që të jetë, kritikat nuk ndikuan shumë te Salah, i cili shënoi një gol në fitoren prej 3-1 të Liverpoolit kundër Aston Villas në ndeshjen e të hënës. /Telegrafi/