Sulmuesi i Liverpoolitt, Mohamed Salah, ka ndarë mendimet e tij për fitoren 6-3 ndaj Tottenhamit në xhiron e 17-të të Ligës Premier.
Ylli egjiptian ka thënë se në repartin ofensivë ishin shumë të mirë, por ka një kërkesë nga mbrojtësit që të jenë më të mirë dhe në përgjithësi të mbrohen më mirë si ekip.
“Ne ishim shumë të mirë në sulm, por në mbrojtje, mendoj se duhet të përmirësohemi si ekip, jo vetëm individualisht. Pësuam tre gola, dhe kjo është e vështirë. Virgil van Dijk , Alisson dhe unë diskutuam këtë. Është një rezultat i mirë dhe shpresojmë se do të vazhdojmë”.
“Mendoj se e kemi parashikuar se si do të luanin, si do të hapeshin dhe do të kënaqeshin me futbollin e tyre. Siç mund ta shihni, loja ishte sfiduese fizikisht dhe mendërisht; duhet të qëndroni të përqendruar gjatë gjithë kohës. Jam i lumtur që arritëm të fitonim këtë ndeshje”.
“Sinqerisht, nuk kam menduar për rekordin para ndeshjes, por jam i kënaqur që e kam arritur. Më gëzon. Jam krenar për këtë dhe do të vazhdoj të punoj shumë”, vazhdoi tutje Salah.
Reprezentuesi egjiptian është bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Liverpoolit.
“Është një arritje e madhe. Liverpooli është një klub kaq i madh. Por përsëri, gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen. Megjithatë, të kesh këtë moment historik është fantastike”.
“Të jem i sinqertë, nuk e di se si Ian Rush shënoi kaq shumë gola. Më duket sikur futbolli në atë kohë ishte 7 kundër 7, jo 11 kundër 11. Ai është një legjendë e madhe e klubit dhe ne kemi një marrëdhënie të mirë. Thënë kështu, unë nuk do ta përfundoja karrierën time pa u përpjekur ta arrij atë, kështu që do të shohim”, tha Salah. /Telegrafi/