Muharrem Sahiti ka mbajtur stërvitjen e parë si trajner i Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova mbajti stërvitjen në Drenas ku ishte një atmosferë shumë e mirë dhe ishin mbledhur qindra shikues.


Trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se ishte një stërvitje e mirë kjo në Drenas.

“Patëm një stërvitje të mirë. Atmosfera e mirë dhe gjendja e futbollistëve e mirë”, deklaroi Sahiti.

“Për shumicën e këtyre futbollistëve është një emocion i veçantë pasi luajnë për herë të parë para adhuruesve në Kosovë”.

5 34

Sipas gjilanasit, do të punojnë me përkushtim të madh për të bërë një lojë të mirë të hënën.

“Do të punojmë me përkushtim edhe në ditët në vijim. Kemi pak a shumë njohuri për kundërshtarin. Shpresojë në një lojë të mirë”, u shpreh trajneri i Kosovës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Sahitin që do ta drejtojë Kosovës si trajner i parë, pasi më herët ai ishte ndihmës i Albert Bunjakut. /Telegrafi/

telegrafi sport app