LAJMI I FUNDIT:

Sagnol shpërthen pas eliminimit: Goli i Rodrit duhej anuluar

Sagnol shpërthen pas eliminimit: Goli i Rodrit duhej anuluar

Gjeorgjia është eliminuar nga Kampionati Evropian pasi u mposht nga Spanja me rezultat të thellë 4-1.

Befasia më e këndshme e Euro 2024 kaloi e para në epërsi, megjithatë nuk arriti t’i bëj ballë sulmeve të shpeshta të spanjollëve të cilët shpejt rikthyen gjithçka nën kontroll.


Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol është ankuar pas ndeshjes, duke thënë se goli i parë i Spanjës i shënuar nga Rodri nuk duhej të pranohej.

Simonsit iu anulua dhe Rodrit iu pranua një gol i ngjashëm: Si e shqetësoi Dumfries portierin dhe Morata jo?
Lexo po ashtu Simonsit iu anulua dhe Rodrit iu pranua një gol i ngjashëm: Si e shqetësoi Dumfries portierin dhe Morata jo?

Një gol që shkaktoi diskutime pasi topi kaloi pranë Moratës, i cili ishte në pozicion jashtë loje dhe mund të ndikonte në fushëpamjen e portierit Mamardashvili.

Sistemi VAR ndërhyri dhe e kontrolloi këtë moment, teksa në fund u vendos që goli të pranohej. Pikërisht, ky episod nuk e lë të qetë trajnerin e Gjeorgjisë, Willy Sagnol i cili pas eliminimit theksoi se goli i Rodrit duhej anuluar.

Sistemi VAR, “shoku i ngushtë” i Gjeorgjisë në Euro 2024
Lexo po ashtu Sistemi VAR, “shoku i ngushtë” i Gjeorgjisë në Euro 2024

“Ishte një pozicion i qartë jashtë loje. VAR është një instrument i shkëlqyer, problemi është se nuk dinë ta përdorin siç duhet. Nuk e kuptoj përse goli i parë i Spanjës nuk u anulua për pozicion jashtë loje”.

“Më këtë Evropian ka ndodhur që janë anuluar gola të ngjashëm, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi. VAR nuk po përdoret mirë dhe në fund e paguajmë ne”, tha Sagnol i acaruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Përfaqësueset
Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Përfaqësueset
Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar

Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar

La Liga
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Përfundon faza e grupeve në Copa Amerika, mësohen skuadrat çerekfinaliste

Përfundon faza e grupeve në Copa Amerika, mësohen skuadrat çerekfinaliste

Ndërkombëtare
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

UFC
Kalo në kategori