Sa shpesh duhet të bëhen analizat që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të shëndetit?

Specialistja e mikrobiologjisë, Afërdita Kuqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka rekomanduar që deri në moshën 40 vjeçare një herë në vit të bëhen analizat në mënyrë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të shëndetit, gjersa theksoi se varësisht prej problemeve shëndetësore ato duhet të bëhen edhe më shpesh.
Kuqi më tej tha se frekuenca e analizave për të qenë të shëndetshëm ose për të pasur një pasqyrë të gjendjes së organizmit tonë varet nga mosha, gjinia, nga gjendja personale dhe familjare, pasi disa sëmundje janë edhe gjenetike.
Ky podcast sponsorizohet nga Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2.
Podcastin e plotë, ku doktoresha Kuqi flet për përdorimin e tepruar të antibiotikëve, strishot e fytit, hundës e veshëve, CRP, helikobakterin, e parazitët e myshqet në zorrë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/


















































