Carlos Alcaraz (22), tenisti më i mirë në botë, ka triumfuar në Australian Open, duke mundur Novak Djokovic me rezultatin 2:6, 6:2, 6:3, 7:5 në një finale që zgjati tre orë e dy minuta.

Ky është titulli i parë i Alcaraz në Australian Open, duke e bërë atë tenistin më të ri në histori që ka fituar të katër turnetë Grand Slam. Deri më tani, ai ka nga dy tituj nga Wimbledon, US Open dhe Roland Garros.


Për këtë sukses, Alcaraz do të shpërblehet me 4.15 milionë dollarë australianë (rreth 2.44 milionë euro).


Kjo vjen si pjesë e fondit rekord prej 111.5 milionë dollarë australianë këtë vit, që është rritja më e madhe në historinë e turneut.

Humbësi do të fitojë 2.15 milionë dollarë australianë, që është afërsisht 1.26 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app