Presidentit serb Aleksandar Vuçiq i është rritur paga në janar dhe tani merr 199 mijë dinarë në muaj, që është 1700 euro. Me një diferencë prej 200 eurosh në raport me të ardhurat e kreut të shtetit maqedonas Stevo Pendarovski (93.000 denarë ose 1.512 euro), të dy janë në fund të pagave që marrin presidentët në rajon.
Në të dy rastet duhet veçuar të veçohet se sa është paga bazë dhe sa është kompensimi për përvojën e punës, që në rastin e Pendarovskit është 32 vjet dhe në këtë shumë prej 93.000 denarë, ndoshta rreth dhjetë mijë janë për shkak të përvojës së punës.
Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk ndryshohen koeficientët në rënie, Pendarovski do të duhet të marrë pagë prej 144.000 denarë, që është rreth 2.340 euro, kështu që do të hyjë në grupin e kryetarëve të rajonit që kanë paga më të larta. Në janar, Serbia vendosi t’i rrisë pagat për 12.5 për qind zyrtarëve që marrin të ardhura nga buxheti.
Pagat e kolegëve të Vuçiqit dhe Pendarovskit në rajon janë shumë më të larta se ato të tyre presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar, paga e së cilës është 3300 euro në muaj. Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, për postin që mban paguhet 3500 euro.
Menjëherë pas tyre janë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës: Denis Beqirović, Željka Cvijanović dhe Željko Komshić, secili me nga 2,922 euro në muaj në pozitat e tyre. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili nesër pret raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve, ka rrogë prej 2420 euro.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, merr pagë më të madhe se paga aktuale e Vuçiqit dhe Pendarovskit – 2208 euro.
Paga e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas rritjes së fundit është 2160 euro, ndërsa e kryeministrit Albin Kurti 2040. Të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 500 euro pas rritjes së fundit të vitit të kaluar në dhjetor.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka një pagë më të ulët se presidenti Zoran Milanovic – të ardhurat e tij mujore janë 3,109 euro. Pagat e ministrave kroatë janë nga 2200 euro e lart.
Ministrat sllovenë janë më të paguarit. Kryeministri Robert Golob merr pagë më të lartë se presidenti i vendit – 3926 euro, ndërsa ministrat rreth 3500 euro.
Por është interesante se shumë zyrtarë të tjerë në Serbi kanë paga më të larta se ato të Vuçiqit. Kështu, drejtori i postës së Serbisë ka pagë 1900 euro, Avokati i Popullit 3400, drejtoresha e Institutit të Statistikave 3740 dhe guvernatorja e Bankës Popullore Jorgovanka Tabakoviq 5100 euro.
Pagat e ministrave serbë janë më të ulëta – kryeministrja Ana Brnabiq merr 1.230 euro. Të ardhurat e ministrave janë pak më të ulëta se të sajat. Më e “varfera” është Daria Kisic-Tepavçeviq, e cila si ministre e përkujdesjes familjare dhe demografisë merr zero euro në muaj, pasi ka vendosur të mos marrë rrogë për punën e saj në Qeverinë e Serbisë. Por si profesoreshë në fakultetet e mjekësisë në Beograd dhe Mitrovicë, si dhe përmes projekteve të institucionit të arsimit të lartë të Beogradit, ajo merr 1800 euro në muaj.
Në të gjithë rajonin, pagat e zyrtarëve janë një temë e nxehtë në sytë e publikut, sepse mendohet se ato marrin në mënyrë disproporcionale më shumë para se qytetarët e zakonshëm. Paga mesatare në Serbi është rreth 700 euro, ndërsa në Kroaci për vitin 2022 ishte 1000 euro. Në Maqedoni, paga mesatare në janar 2023 ishte 33.900 denarë, ose 550 euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!