Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça, nuk po mund të regjistrohet si ndërmarrje publike me aksione edhe të punëtorëve, për faktin që punëtorët serb të kësaj ndërmarrje nuk po pajtohen të kryejnë procedurat e regjistrimit, ku të gjithë punëtorët e Trepçës me 20 për qind janë aksionarë. Ata po i përgjigjen thirrjes së Beogradit zyrtar që mos ta kryejnë këtë procedurë, bënë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj.
Një muaj më parë, Kuvendi i Kosovës, miratoi statutin e Trepçës duke e shndërruar këtë organizatë nga ndërmarrje publike me 80 për qind aksione në pronësi të shtetit të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u bënë thirrje minatorëve të Trepçës nga komuniteti serb që “të mos bien pre e Beogradit zyrtar”.
“Statuti është i aprovuar, tash është pjesa administrative, është në proces. Pra, ajo që është risi, diçka e re dhe që është diçka e merituar, minatorët më nuk janë veç punëtorë, por janë edhe pronarë të Trepçës. 20 për qind të aksioneve të përgjithshme të Trepçës janë të minatorëve, të shqiptarëve por edhe të serbëve në veri. I bëj thirrje minatorëve të përkatësisë etnike serbe të Kosovës, ta fitojnë të drejtën ligjore dhe të mos bien në ndikimin e Beogradit lidhur me statusin e tyre si aksionar”, thotë Haradinaj.
Përfaqësuesit e serbëve kanë tri vende të rezervuara në Bordin e Trepçës, po ata nuk marrin pjesë.
“Është një vendim që parlamenti i Kosovës e ka marrë edhe me Ligj edhe me statut dhe tani edhe regjistrimi i aseteve që do të bëhet, parasheh inkuadrimin e minoritetit serb në bordin e Trepçës, ku tre vende nga nëntë janë paraparë për serbët për shkak të rëndësisë që ka pjesa biznisore në veri”, ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
E menaxhmenti i shkritores së Trepçës që gjendet në pjesën veriore të Kosovës, refuzon të përfshihen në Bord dhe t’i japin përgjegjësi.
Jovan Dimkiq, që vetën e quan drejtor gjeneral të Trepçës në veri të Mitrovicës. Sipas Prishtinës zyrtare ai është me mandate të skaduar, u ka thënë medieve lokale serbe që statuti i Trepçës i miratuar nga institucionet në Prishtinë nuk do të prodhojë asgjë që do t’i bënte punëtorët të kenë perspektivë më të mirë.
“Deklaratat nga Prishtina se me miratimin e statutit të Trepçës është shënuar një ditë historike për Kosovën i kuptoj vetëm si tendencë të tyre për ndonjë qëllim politik. Nga aspekti ekonomik, shumë më mirë do të ishte sikur të gjendej një plan ose program për zhvillimin dhe për avancimin e prodhimit për Trepçën në jug, sepse Trepça në veri shënon rezultate të mira prodhuese dhe financiare. Statuti nuk do të ndikojë në prodhim, në të ardhurat e punëtorëve, në ardhjen e investitorëve potencialë dhe në asgjë që do të bënte punëtorët të kenë perspektivë më të mirë”, citohet të ketë thënë Jovan Dimkiq.
Edhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Trepçës në veri, ka dalë me një komunikatë, ku ka njoftuar se “nuk do të zbatojnë asnjë nga ligjet dhe as vendimet e Trepçës në jug e as kërkesën e tyre për të aplikuar për regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare”.
Kritika Prishtinës zyrtare ju ka drejtuar edhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke thënë se “autoritetet në Kosovë nuk janë në gjendje të menaxhojnë me sukses kombinatin Trepça që është nën kontrollin e tyre dhe që është jo dobiprurës, ndërsa që duan ta vënë në kontroll edhe kombinatin Trepça-veri, i cili ekonomikisht është i suksesshëm dhe dobiprurës”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë se ka interesim prej investitorëve të huaj për Trepçën.
“Ka një imazh të mirë për Trepçën, sepse dihet për vlerën e resurseve që gjenden në Trepçë. Kështu që interesim ka, i kemi pasur deri më tani katër kompani që kanë ardhur për vizitë kryesisht nga Kanadaja, të cilët kanë shprehur interesim. Ka edhe kompani të tjera nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kështu që ka interesim. Prandaj, tërheqja e investitorëve nëse bëhet me një proces të mirë dhe transparent dhe të besueshëm nuk do të jetë problem për Trepçën”, thotë ministri Lluka.
Autoritetet e Beogradit vazhdimisht kërkojnë që çështja e kombinatit metalurgjik Trepça të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi ndërsa, Prishtina zyrtare e refuzon këtë në mënyrë kategorike.
Mediet në Serbi një muaj më parë duke ju referuar Trepçës, publikuan një deklaratë të zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiq, e cila deklaroi se, “të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut”.
E kjo deklaratë e irritoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që e cilësoi si reagim të Bashkimi Evropian kundër miratimit në kuvend të statusit të Trepçës.
“Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, pati reaguar Haradinaj.
Për Serbinë, ndërkaq, çështja e Trepçës nuk është e zgjidhur akoma, ndërsa, për Prishtinën zyrtare kjo çështje ka marrë fund në vitin 2016 ku Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Trepçën që e shndërron atë në një ndërmarrje me shumicën e aksioneve shtetërore. Menjëherë pas këtij vendimi qeveria në Beograd pati anuluar siç thotë “vendimin e Prishtinës dhe të gjitha veprimet juridike që pasojnë atë”.
Beogradi zyrtar pretendon se në strukturën e pronësisë të Trepçës, aksionari më i madh është Fondi për Zhvillimin e Republikës së Serbisë me rreth 57 për qind, ndërsa aksionarët e tjerë më të vegjël, kryesisht janë kompanitë dhe bankat serbe, si dhe disa aksionarë të huaj.
E zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se “fondi i investimeve serbe”, për të cilin po flet qeveria në Beograd, “është një fond i krijuar në kohën e Millosheviçit dhe për këtë arsye për Qeverinë e Kosovës ai fond është i dyshimtë”.
“Çdo pronë në Republikën e Kosovës është pronë e Kosovës dhe kjo është përcaktuar qartë edhe me pakon e Ahtisarit dhe më vonë edhe me Kushtetutën e Kosovës”, i tha DW një zyrtar i qeverisë.
Gjiganti industrial Trepça, pas Luftës së Dytë Botërore u shtetëzua dhe shndërrua në industri të mineraleve metalurgjike-kimike të plumbit dhe zinkut, e cila në atë kohë punësoi rreth 20 mijë punëtorë dhe prodhonte rreth 70 për qind të burimeve minerale të ish-Jugosllavisë.
Në muajin shkurt të vitit 1989, kur Sllobodan Millosheviç hoqi Autonominë e Kosovës, rreth 1,300 minatorë të Stan Tërgut një nga minierat e Trepçës, hynë në grevë urie në shenjë mbështetje të ruajtjes së autonomisë së Kosovës.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe vendosjen e administratës së OKB-së, UNMIK, në vitin 2000 ky mision mori përsipër menaxhimin e procesit të riaktivizimit të Trepçës. Kjo ndërmarrje që ishte nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për gjithë këto vite funksionoi me kapacitete të limituara.
Aktualisht Trepça, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që radhiten kryesisht në tri komplekse të mëdha, në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve që gjenden në pjesën veriore të qytetit. /DW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës