Siç e do tradita, më së shumti vëmendjen e tërheq lista e Brazilit për Kampionatin Botëror dhe 24 orë pasi Tite e zbuloi, stuhia në publik nuk është qetësuar.
Ditën e djeshme trajneri Tite ka shpallur listën e brazilianëve për Kampionatin Botëror të Katarit.
Duke qenë se Brazili ka qenë gjithmonë kombëtarja me më së shumti yje të futbollit, edhe këtë herë lista me 26 emra ka qenë shumë e shkurtër për disa nga asat botërorë.
Shumë pyesnin veten pse Roberto Firmino, futbollisti i Liverpoolit që ka shënuar më shumë gola këtë sezon se të gjithë sulmuesit brazilianë nuk në listë, apo Philippe Coutinho, por edhe mbrojtësi i shkëlqyer i Arsenalit, Gabriel.
Është e qartë se Brazili mund të marrë dy skuadra në Kupën e Botës.
?? SAIU A LISTA!
Tite anunciou, na tarde desta sexta (7), os 26 nomes que irão defender a seleção brasileira na Copa do Mundo do Qatar.
E aí, aprovou a lista? Quem faltou? Comenta aí!
? Mustafa Yalcin/ Getty Images pic.twitter.com/gyueZur1P3
— UOL Esporte (@UOLEsporte) November 7, 2022
11 lojtarët më të mirë që nuk shkojnë në Kupën e Botës ende duken fantastike dhe duket se kjo skuadër mund të luajë një rol të rëndësishëm në Katar dhe të arrijë lartë.
11 brazilianët më të mirë që nuk u ftuan në Katar janë: Neto (Bournemouth); Emerson (Tottenham), Gabriel (Arsenal), Ibanez (Roma), Lodi (Nottingham); Joelinton (Newcastle), Luiz (Aston Villa), Coutinho (Aston Villa), Cunha (Atletico Madrid), Gabigol (Flamengo) dhe Firmino (Liverpool).
Mesa duket kjo skuadër braziliane nuk është aq e fortë sa ajo që Tite drejton në Botëror, por është e sigurt që ka vend për disa prej këtyre emrave në top 26, por përzgjedhësi nuk ka vendosur t’i ftojë.
Para së gjithash, kjo i referohet Firminos, i cili po luan në formën më të mirë në vitet e fundit./Telegrafi/