Ballkani dhe CSKA kanë arritur marrëveshje për transferimin e Lumbardh Dellovës, i cili ka nënshkruar tashmë për klubin e madh bullgar.

Dellova, njëri prej lojtarëve kryesor të Ballkanit në vitet e fundit, kishte vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me kampionët e Kosovës, të cilët kanë fituar dukshëm nga shitja e lojtarit.


Siç mëson Telegrafi, Ballkani e ka mbyllur marrëveshjen për 350 mijë euro dhe ka mbajtur 10 përqind të kartonit nga shitja e ardhshme.

Një shumë e konsideruar, pasi Dellova kishte vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me Ballkanin, dhe mund të largohej si lojtar i lirë në verë.

Mbrojtësi 25-vjeçar ka fituar tre kampionate radhazi me Ballkanin, ndërsa sezonin e fundit fitoi edhe Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Screenshot 2024 07 03 200156

Dellovës fitoi edhe titullin e kampionit me FC Prishtinën. Ai u zgjodh futbollisti lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2023.

Mbrojtësi në skenën ndërkombëtare ka afro 30 ndeshje, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 është pjesë e Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app