Një numër i shteteve – nga SHBA-ja e Britania e Madhe e deri te Franca dhe Japonia – kanë pësuar humbje të shpendëve në shifra rekorde shkaku i përhapjes së gripit të shpezëve gjatë vitit të fundit.
Kjo sëmundje, për të cilën ekspertët thonë se po përhapet përmes zogjve shtegtarë, është përhapur për herë të parë edhe në vende të Amerikës Jugore, si Ekuadori, Peruja dhe Bolivia.
A duhet të shqetësohen njerëzit për këtë sëmundje?
Rreziku për njerëzit është i vogël, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Si masë paraprake, njerëzit këshillohen të mos i prekin kafshët e egra të sëmura ose të ngordhura.
Sipas të dhënave të OBSH-së, nga janari i vitit 2003 e deri më 25 nëntor të vitit 2022, 868 njerëz nga 21 shtete të botës kanë raportuar për infektim me gripin e shpezëve H5N1, lloji i virusit që po përhapet përreth globit. Nga këto, 457 raste apo 53 për qind kanë përfunduar me fatalitet.
Në janar, OBSH-ja raportoi për herë të parë për infektimin e një personi me virusin H5N1 në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibet. Një vajzë nëntëvjeçare nga Ekuadori ishte infektuar pas një kontakti me shpezë shtëpiake. Ajo ishte shtrirë në spital më 18 janar, sipas agjencisë botërore.
Rastet e infektimit të njerëzve me këtë virus janë zakonisht si rezultat i ekspozimit ndaj shpezëve të infektuara – të vdekura ose të gjalla – dhe mjediseve të kontaminuara, thanë nga OBSH-ja.
Në cilat shtete është përhapur gripi i shpezëve?
Që nga tetori i vitit 2020 janë vrarë shpendë në të paktën në 60 shtete si pjesë e masave të ndërmarra shkaku i përhapjes së këtij virusi, sipas të dhënave të ofruara për Reutersin nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Në mesin e këtyre shteteve raportohet se janë India, Tajvani, Nepali, Peruja, Republika Çeke, Rumania dhe Nigeri.
Cilët zogj mund të infektohen?
Zogjtë e egër, përfshirë këtu ata të ujit si rosat, mund të bartin viruset e gripit të shpezëve pa u dukur të sëmurë dhe mund ta përhapin lehtësisht te shpezët shtëpiake, si pulat dhe gjelat e detit, thonë ekspertët.
Cilat specie të tjera mund të infektohen?
Gjitarë, si arinjtë, fokat, dhelprat dhe qelbësit, janë infektuar me gripin e shpezëve H5N1, thanë autoritetet.
Çfarë ndodh me shpezët e infektuara?
Gripi i shpezëve, si lloji që po përhapet në botë, mund të shkaktojë sëmundje që prekin shumë organe të brendshme dhe përfundon me fatalitet në 90 deri në 100 për qind për pulat e infektuara, zakonisht brenda 48 orëve, sipas Qendrës amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.
Nëse një zog nga një tufë është infektuar, fermerët zakonisht i vrasin të gjithë shpendët e tyre për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi shumë ngjitës.
Si ndikon ky virus në sigurinë e ushqimit?
Si pjesë e planit qeveritar, shpezët e infektuara përjashtohen nga sistemi i furnizimit me ushqim. Por, për më tepër, Departamenti amerikan i Agrikulturës thotë se gripi i shpezëve nuk përhapet nga ngrënia e shpezëve dhe vezëve të gatuara siç duhet.
Si u përkeqësua situata me këtë virus?
Ekspertët thonë se debati i vazhdueshëm për përhapjen globale të gripit të shpezëve H5N1 daton qysh nga zbulimet e vitit 1996 në Hong Kong lidhur me patat guangdong dhe virusin.
Me kalimin e kohës, rosat në Azi janë përshtatur në mënyrë që të mund ta bartin virusin pa vdekur, thotë John Clifford, një ish-veterinar i lartë në Departamentin amerikan të Agrikulturës. Virusi më pas u përhap në mbarë botën përmes shtigjeve shtegtare, shtoi ai, tani këshilltar i politikave të tregtisë veterinare për Këshillin e Eksportit të Shpezëve dhe Vezëve në SHBA. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?