Ditëve dhe muajve të parë, nëna e vënë foshnjën në gji sa herë ajo qan. Pas një kohe të caktuar foshnja e vendos një ritëm për t’ u vënë në gji, çdo 2 orë e gjysmë deri çdo 3 orë.

Foshnja për 24 orë kërkon të pijë 7-8 herë.


Foshnjën duhet mbajtur në gji 15-20 minuta, 7-8 minuta në njërin gji, 7-8 minuta në gjirin tjetër dhe atë me një renditje: djathtas-majtas herën e parë, pastaj majtas-djathtas herën e dytë, e me qëllim që të ndodhë zbrazja e mirë e gjinjve.

Nëse foshnja mbahet gjatë në gji, ose në njërin gji mund të ndodhë rrjepja e majës së gjirit, ndërsa një gjendje e tillë dikton shfaqjen e plasaritjeve, e këto mund të jenë burim për të ndodhur infeksioni, këso mënyre zhvillohet ndezja e gjirit (mastitis), një gjendje shumë e rëndë, transmeton Telegrafi.

dfgfd

Duhet përmendur edhe një fakt: në moshën 6-8 javë të foshnjës ndodh një si “krizë e të mbajturit në gji”.

Në këtë moshë foshnjat preokupohen me zhvillimet që ndodhin në ambientin për rreth, i akceptojnë zërat, britmat, të qeshurat dhe e lënë gjirin ose “hahen” me gji.

lexo po astu

Nënat kujtojnë se nuk po kanë gji dhe provojnë t’u japin qumësht artificial, ndërsa kjo bëhet shkak për ndarjen nga gjiri.

Zgjidhja bëhet duke e vendosur foshnjën në një kënd të errët e të qetë, kur foshnja nis të pijë dhe koncentrohet në marrjen e gjirit. /Telegrafi/