Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka realizuar 29 nga 35 premtimet e tij për mandatin 2021–2025, sipas raportit të Institutit GAP.

Ky rezultat tregon një shkallë të lartë përmbushjeje, duke e renditur Shehun ndër kryetarët më të suksesshëm në realizimin e premtimeve.


Disa nga premtimet e realizuara përfshijnë: Ndërtimin e sheshit në qendër të Junikut, krijimin e një stacioni të ri të autobusëve, përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa fshatra, rritjen e investimeve në arsim dhe shëndetësi etj.

Në proces Shehu ka edhe dy projekte që përfshijnë ujësjellësin dhe arsimin.

Në përgjithësi, mandati i Shehut është vlerësuar pozitivisht për shkallën e lartë të realizimit të premtimeve, megjithatë mbeten ende sfida të pazgjidhura që kërkojnë angazhim të shtuar në mandatin e ardhshëm. /Telegrafi/