Ushtarët e Koresë së Veriut janë filmuar duke sulmuar llogoret ukrainase ndërsa raportet dalin se trupat e Kim Jong-un kanë pësuar humbje të konsiderueshme.
Volodymyr Zelensky publikoi një seri videosh që shfaqin koreano-veriorët në fushën e betejës në Kursk dhe akuzoi Moskën se po përpiqej të “fshehte” numrin në rritje të viktimave.
Në pamjet me dron të shpërndara në rrjete sociale, trupat e Koresë së Veriut u panë të strehohen pas një peme.
Një video tjetër u shfaq për të treguar forcat ruse duke u përpjekur të fshehin praninë e homologëve të tyre koreano-veriorë, duke mbuluar fytyrat e tyre me maska dhe duke ua djegur fytyrat të vdekurve.
“Rusia nuk po përfshin vetëm ushtarë të Koresë së Veriut në sulme kundër pozicioneve ukrainase, por gjithashtu po përpiqet të fshehë humbjet e këtyre njerëzve”, tha Zelensky.
Ai shtoi: “Rusët po përpiqen gjithashtu të djegin fytyrat e ushtarëve të vrarë të Koresë së Veriut”.
Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se këtë javë kishte pasur “disa qindra” viktima të Koresë së Veriut në Kursk, me ushtarë të “të gjitha rangjeve” në mesin e tyre, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Të martën, Oleksandr Syrskyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se Rusia tani po përdorte “në mënyrë aktive” trupat e Koresë së Veriut dhe se ato po përballonin humbje të mëdha.
Ndërkohë, të hënën, inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se të paktën 30 koreano-veriorë ishin vrarë ose plagosur në fundjavë në fshatrat e vijës së parë të Plekhovo, Vorozhba dhe Martynovka.
Në të njëjtën ditë, Pat Ryder, zëdhënësi i Pentagonit, konfirmoi se koreano-veriorët kishin hyrë në luftime në Kursk dhe kishin pësuar viktimat e tyre të para, “të vrarë dhe të plagosur”.
Ndryshe, këto ishin raportet e para zyrtare për viktimat e Phenianit që kur SHBA konfirmoi në fund të tetorit se rreth 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut kishin hyrë në luftë.
Janë shfaqur video të tjera të ushtarëve të plagosur të Koresë së Veriut në spitalet ruse të veshur si civilë, në një përpjekje të dukshme për të fshehur përfshirjen e tyre dhe numrin e viktimave.
Ushtarët u filmuan duke duke çaluar nëpër korridorin e një spitali ushtarak në Kursk me rroba të thjeshta.
Ndërsa gjatë fundjavës, u zbulua se Rusia po përballej me probleme në komandimin e trupave të Koresë së Veriut për shkak të barrierave gjuhësore.
Sipas një raporti nga HUR, inteligjenca ushtarake e Kievit, një incident dyshohet se përfshinte ushtarë të Koresë së Veriut duke vrarë aksidentalisht tetë trupa ruse pas një problemi komunikimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet “të arrijë pavarësinë” nga SHBA

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Astronomët zbulojnë “çelësin” që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri