LAJMI I FUNDIT:

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës në Rusi janë ngrirë, duke bërë që ambasadat e tyre të bëjnë pagesa në para, kanë thënë zyrtarë nga të dy vendet.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se llogaritë bankare kishin pushuar së punuari më 27 prill, ndërsa ministria e jashtme e Danimarkës tha se llogaritë e saj bankare ishin ngrirë që nga vera e kaluar, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Llogaritë e ambasadave finlandeze janë ngrirë në Rusi dhe për momentin ato nuk mund të përdoren”, citohet të ketë thënë Haavisto, duke shtuar se ambasada dhe konsullata e saj në Rusi kishin përdorur rezerva parash për të paguar faturat.


Ministria e Jashtme daneze tha se kufizimet e vendosura nga autoritetet ruse nënkuptonin se kartat bankare të ambasadës së saj ishin bllokuar.

“Rritja e kërkesave për dokumentacion përpara të gjitha pagesave do të thotë konkretisht se ambasada ka kohë që paguan pagat për punonjësit dhe paguan faturat me para në dorë”, tha ministria.

Banka Qendrore e Rusisë nuk ka komentuar rreth një çështjeje të tillë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori