Drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se për tre muaj janë inkasuar mbi 300 mijë
“Bashkëpunimi i mirë i Drejtorisë së Inspekcionit me Drejtorinë për Urbanizëm, ka rezultuar që vetëm nga lejet e ndërtimit në Gjilan janë inkasuar mbi 300 mijë euro për tre muajtë e parë të këtij viti, pra për periudhën kur ka filluar ndërtimi në fund të muajit mars e këndej. Inkasim jashtëzaknisht të mirë kemi edhe tek pranimet teknike të lokaleve afariste, sikurse edhe në të hyrat në sektorin e bujqësisë, sanitarisë dhe veterinës”, ka thënë Rushiti.
Sipas njoftimit për media, ai ka thënë se sektori i tregtisë është marrë me inspektimin e flamujve të shteteve të prejardhjes së mallit, në të gjitha qendrat tregtare, minimarketet dhe shitoret e vogla, në qytet dhe fshatra.
“Po ashtu, inspektorët e Drejtorisë janë në inspektim të vazhdueshëm dhe kanë bërë ndëshkime dhe gjoba mandatore për ndotësit e ambientit në Komunën tonë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, duke folur për planifikimin për tre muajt e verës, Rushiti Inspeksioni në Gjilan prioritet do të ketë lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.
“Shfrytëzuesit legal të mos keqpërdorin hapësirën e lejuar nga drejtoria kompetente, në të kundërtën do të pasojnë masat sipas ligjeve në fuqi dhe rregulloreve të Kuvendit të Komunës”, pohoi ai.
Në njoftim thuhet së një punë punë jashtëzakonisht e madhe, sipas Rushitit, po bëhet në zbatimin e vendimit të kryetarit Haziri për keqpërdoruesit e ujit të pijshëm, në kohën kur kjo Komunë ka shpallur gjendje emergjente shkaku i mungesës së të reshurave.
“Inspektorët tanë janë në kujdestari 24 orë për secilin aspekt, e në veçanti për të inspektuar keqpërdoruesit eventual të ujit”, ka përfunduar drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania