LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge largohet nga Bayern Munich pas 19 vitesh si drejtues

Rummenigge largohet nga Bayern Munich pas 19 vitesh si drejtues

Karl-Heinz Rummenige është larguar nga Bayern Munich si drejtues pas 19 vitesh.

Ai ia ka lënë vendin e tij si CEO i Bayern Munich, Oliver Kahnit, që është përzgjedhur prej kohësh për të marrë këtë pozitë.

Rummenige do të largohet më 30 qershor, siç thuhet në një komunikatë zyrtare të klubit.


“Strategjikisht është momenti i duhur, mbyllet bilanci dhe në të njëjtën kohë, hapet një kapitull i ri, edhe me trajnerin e ri. Është më mirë edhe për të ardhmen e Bajernit, që sezoni i ri të nis me Kahn, si Shefin e ri Ekzekutiv”, ka thënë ai.

Dy vjet më parë Rummenige dhe Hoenes, kishin vendosur të nisnin procesin e ndryshimit të brezave.

Në këtë mënyrë që nga nëntori 2019, Herbert Hainer mori vendin e presidentit, në vend të Hoenes që mbetet në Këshillin administrativ të klubit, ndërsa Rummenige ia la vendin e tij, Kahnit.

Kahn ka muaj që merr përgjegjësitë për vendimet më të rëndësishme, siç ishte edhe zgjedhja e trajnerit Julian Nagelsmann, ku u paguan edhe 25 milionë te RB Leipzig që ai të lirohej nga kontrata.

Nga nëntor i vitit 1991,  Rummenige ishte si udhëheqës në klub, fillimisht në pozitën e zëvendëspresident. Që nga 2002 ishte Shef Ekzekutiv.

E ardhmja e tij ende nuk dihet, pasi së fundmi ka pasur oferta nga Federata Gjermane e Futbollit dhe UEFA, por që janë refuzuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori