Berat Rukiqi deri me tani është kandidati i vetëm në garë, që po synon postin e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Nuk dihet ende nëse Rukiqi do të këtë ndonjë rival në këtë garë, por ajo që dihet deri me tani është së kryetari i deri tashëm, Safet Gerxhaliu nuk e synon edhe një mandat tjetër për kreun e OEK-ut.
Me gjasë, askush tjetër nuk po e merr guximin t’i hyjë përballjes me Rukiqin, duke e ditur karrierën e tij, prej me shumë së një dekade angazhim në këtë organizatë.
Profesori i ekonomisë, Berat Rukiqi nuk e thotë këtë, por tregon së kandidatura e tij për kryetar të OEK-ut vjen pas shumë konsultimeve dhe mbështetjes së madhe që i është premtuar nga anëtarësia e gjerë e OEK-ut.
“Kandidatura ime për kryetar të organizatës më të madhe në vend që përfaqëson interesat e biznesit, Odës Ekonomike të Kosovës, vjen pas një procesi të gjatë të konsultave me akteret më të rëndësishëm të sektorit privat në vend. Po të mos ishte mbështetja e duhur, nuk do ta zyrtarizoja kandidaturën fare. Përndryshe kandidatura vjen pas një angazhimi tash e 11 vjet në Odën Ekonomike të Kosovës, angazhim i cili më ka mundësuar të pjekëm profesionalisht dhe të jem kandidat i pranueshëm në këtë cikël zgjedhor për organet e Odës Ekonomike te Kosovës”, ka thënë Rukiqi në një intervistë për Infokusi.
Ai thekson se udhëheqja e Odës Ekonomike të Kosovës, dallon nga secila pozitë e rëndësishme në institucionet tjera në vend, dhe janë tri cilësi qe kanë rendësi të veçante për ta udhëhequr organizatën me të madhe në vend që ka mbi 16 mijë anëtarë.
“Janë tri cilësi të cilat janë të rëndësishme për të udhëhequr me këtë institucion: aftësia për të komunikuar me akteret e rëndësishëm brenda dhe jashtë vendit, aftësia për të balancuar interesat e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, që janë pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe artikulimi i qartë dhe i paanshëm i kërkesave të komunitetit të biznesit, për një mjedis të favorshëm të të berit biznes”, theksoi Rukiqi.
Ai ka thënë se rrugëtimit të tij drejtë kësaj kandidature do t’i ndihmoj shumë përvoja e gjatë në OEK, si dhe puna e tij nëpër detyra të tjera.
“11 vite në Oden Ekonomike të Kosovës, përvoja në themelimin dhe rrugën e zhvillimit të një start-up të suksesshëm nga sektori prodhues dhe i shitjes me pakicë, 10 vite të punës në Universitet, përvoja 4 vjeçare në sektorin publik, përkatësisht udhëheqja e Bordit të KEK-ut, pa asnjë aferë dhe me indikatorë pozitiv financiar, si dhe angazhimi i fundit profesional në Bordin e Millenium Foundation Kosovo, përmes një konfirmimi të integritetit profesional edhe nga administrata amerikane, janë bazë e mjaftueshme që konfirmojnë jo vetëm posedimin e cilësive të lartcekura, por edhe të potencialit shtesë për të udhëhequr OEK-un në procesin e marrjes së primatit për tu bërë organizata më përfaqësuese, më profesionale e interesave të sektorit privat dhe promovimit të një mjedisi me të favorshëm për biznes dhe investime”, ka thënë Berat Rukiqi, kandidati për kryetar të OEK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht