Komuniteti i bizneseve kanë bërë thirrje se para se të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme të votohet buxheti për vitin 2021 në të kundërtën thonë se do të jetë një skenarë i dëmshëm për vendin dhe se nuk mund të flitet për një rimëkëmbje ekonomike.
E në rast se nuk do të ndodhë votimi buxhetit, atëherë komuniteti i bizneseve do të bojkotojnë të gjithë kandidatët dhe subjektet politike që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme. Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për media.
Rukiqi madje tha edhe se sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) është shënuar rënie e qarkullimit mbi 1.2 miliardë euro, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por kryetari i OEK thotë se këtë vit Kosova ka shënuar rritje të eksportit.
“Rënia e qarkullimit që këtë vit deri më tani sipas të dhënave të ATK është mbi 1.2 miliardë euro në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo rënie e qarkullimit tek bizneseve nuk është humbje e bizneseve por rënie e qarkullimit”, tha ai në konferencë për media.
Rukiqi thotë se javën e fundit po raportohet për një rritje tek bizneset e që kjo është si efekt i ardhshëm së diasporës dhe parave të TRUST-it e që thekson që kjo ka krijuar një optimizëm tek bizneset.
Por që thekson se krizat e vazhdueshme politike mund të bëhen pengesë e bizneseve në vitin e ardhshëm.
“Në mënyrë që të shmanget bllokada totale e vendit ne bëjmë thirrje që deputetët të jenë të arsyeshëm për aq sa ka dhënë hapësirë Gjykata Kushtetuese, që të mbajnë një seancë dhe të miratojnë buxhetin për vitin 2021 përkatësisht ndarjet buxhetore 2021. Nëse nuk ndodh kjo, jo që nuk mund të flasim për rimëkëmbje por do të jetë skenari më i dëmshëm për vendin që nga paslufta përshkak se nuk ka asnjë hapësirë ligjore dhe instrument financiar që do të mund ta mbajë funksional vendin dhe ta mbajë ekonominë në lëvizjes. Prandaj është thirrje e komunitetit të bizneseve që kjo përbërje e parlamentit në mesin e pak punëve të mira që kanë bërë për ekonominë, së paku ta përmbyllin këtë vit dhe këtë mandat me një vendim të mirë dhe të mirëpritur për biznese dhe qytetarët e vendit”, theksoi Rukiqi, raporton KP.
E nëse vendi shkon në zgjedhje para se të votohet buxheti 2021, atëherë komuniteti i bizneseve do të bojkotojë të gjithë kandidatët apo subjektet që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Në anën tjetër në zgjedhje i rrisin kërkesat tek bizneset dhe organizatat e bizneseve për tu përfshirë në një mënyrë apo në mënyrën tjetër në procesin zgjedhor…të mos përfshihet në asnjë aktivitet dhe të mos organizojë asnjë aktivitet ku ka kandidat apo subjektet që garojnë në zgjedhjet e ardhshme të institucioneve qendrore të republikës së Kosovës. pra nuk do të përfshihemi në asnjë rast në aktivitet zgjedhore. Nuk do të marr pjesë si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk do të organizojmë diçka qoftë brenda Odës apo në ndonjë ambient tjetër.
OEK ka ndarë edhe një mirënjohje për afaristin kosovar me qëndrim në Gjermani, Bali Baliu, për të cilin Rukiqi thotë se po bëhet për kontributin që ka dhënë në rritjen e eksportit.
Madje Rukiqi theksoi se Kosova ka shënuar rritje të eksportit këtë viti, rritje e cila sipas tij nuk ka qenë ndonjë herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?