Nënshkrimi i Antonio Rudiger si një transferim i lirë nga Chelsea verën e kaluar u pa si një pjesë e shkëlqyer e marrëveshjes nga Real Madrid. 29-vjeçari zvhilloi një sezon të mirë në Ligën Premier dhe ishte konsideruar si një nga qendërmbrojtësit kryesorë në Angli.
Lëvizja e tij në kryeqytetin spanjoll ka qenë mikse, por gjermani nuk ka arritur në nivelin që tregoi te Blutë. Carlo Ancelotti thuhet se tashmë ka mbetur i pakënaqur me paraqitjet e tij, pavarësisht se lojtari ka qenë në klub vetëm që nga korriku.
Me Eder Militao dhe David Alaba tashmë në skuadrën e ekipit të parë, dhe Nacho Fernandez në gjendje të sigurojë mbulim adekuat, Real Madrid mund të tentojë të shesë Rudigerin pas vetëm një sezoni dhe ai mund të jetë i vendosur për një rikthim në Ligën Premier.
Fichajes raporton se Tottenham Hotspur po shikon një lëvizje për gjermanin, gjë që do ta bënte atë të bashkëpunonte sërish me Antonio Conten, i cili e transferoi atë te Chelsea në vitin 2017.
Sistemi i Spurs mund t’i përshtatet më shumë Rudigerit, pasi ai ka pasur një përvojë të mjaftueshme duke luajtur në një formacion me tre mbrojtës ndërsa ishte në Chelsea.
Ancelotti përdorë skemën 4-3-3 në Real Madrid, i cili duket se nuk i përshtatet gjermanit. /Telegrafi/