LAJMI I FUNDIT:

Ruçi dhe Hoxhaj: Për dialogun me Serbinë të ketë unifikim të qëndrimeve politike në Kosovë

Ruçi dhe Hoxhaj: Për dialogun me Serbinë të ketë unifikim të qëndrimeve politike në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj me të cilin bisedoi për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë.

Me këtë rast u tha se Kosova ndodhet para fazës përfundimtare të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave dhe në këtë fazë është e domosdoshme intensifikimi i kontakteve e bashkëpunimit me qeveritë e vendeve anëtare për kurorëzimin me sukses të këtij procesi.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin aktiv të Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe shtetasit e saj.


Në takim u bisedua edhe mbi çështjen e korrigjimin e kufijve dhe u shprehën se procesi i negociatave me Serbinë duhet të niset nga dy premisa themelore: unifikimi i qëndrimeve politike dhe institucionale të Kosovës dhe garantimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori