LAJMI I FUNDIT:

Ruben Amorimit nuk po i pëlqen një veprim i tifozëve të Man United dhe u ka kërkuar të ndalojnë

Ruben Amorimit nuk po i pëlqen një veprim i tifozëve të Man United dhe u ka kërkuar të ndalojnë

Ruben Amorim i ka kërkuar tifozëve të Manchester United që të ndalojnë së bëri një gjë pasi deklaroi se nuk po i pëlqen. 

Ish-trajneri i Sporting Lisbonës, Amorim, ishte i zgjedhuri i Unitedit për të marrë drejtimin e klubit pas shkarkimit të Erik Ten Hag. 

Muajin e kaluar, 39-vjeçari mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës së tij të re dhe deri më tani ka fituar dy dhe ka barazuar një në tri ndeshjet e tij hapëse. 


Si rezultat i fitores me rezultat 4-0 ndaj Evertonit, ‘Djajtë e Kuq’ kanë lëvizur në pozitën e nëntë në Ligën Premier, katër pikë mbrapa zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve. 

Sidoqoftë, para një dueli të rëndësishëm ndaj Arsenalit në ‘Emirates’ të mërkurën, Amorim i ka kërkuar tifozëve të United të ndalojnë së kënduari për të. 

“Nuk më pëlqen kënga ime. Nuk më pëlqen. Ndihem paksa, jo i turpëruar, sepse jam trajneri, ata duhet të këndojnë për lojtarët dhe për klubin, kështu që nuk është një gjë e mirë për mua”, ka thënë Amorim. 

Amorim gjithashtu e ka cilësuar duelin me Arsenalin si sfidën më të vështirë me të cilën është ballafaquar deri më tani. 

Ruben Amorim e bën prioritet që t’ia rinovojë kontratën yllit të Man United
Lexo po ashtu Ruben Amorim e bën prioritet që t’ia rinovojë kontratën yllit të Man United

“Po, është skuadra më e mirë. Është ekipi më i mirë me të cilin jemi takuar, por testi është çdo ndeshje”. 

“Nëse e shikoni ndeshjen e fundit, ishte me të vërtetë e vështirë. Ishte një 4-0 por ju e shihni ndeshjen siç e shoh unë. Çdo ndeshje tani është një test pa shumë minuta për t’u stërvitur”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori