Ruben Amorim thotë se ylli i Man Utd nuk e ka impresionuar në stërvitje pavarësisht sa e duan tifozët

Ruben Amorim ka emëruar një lojtar të Manchester United i cili nuk dallohet në seancat stërvitore pavarësisht faktit se sa e duan tifozët. Që prej se iu bashkua Unitedit në fund të nëntorit, Amorim duket se ka filluar ta kthejë përmbys situatën e krijuar atje, duke fituar dy ndeshje dhe duke barazuar një tjetër. Disa lojtarë kanë shkëlqyer nën urdhrat e Amorim deri tani duke përfshirë Marcus Rashford, Amad Diallo dhe së fundmi Joshua Zirkzee. Sidoqoftë, tekniku portugez ka thënë se një tjetër lojtar i ekipit që ka impresionuar tifozët me paraqitjet e tij këtë sezon, nuk është i ka bërë përshtypje gjatë stërvitjeve.
Bëhet fjalë për Noussair Mazraoui i cili ka qenë në super formë që prej ardhjes së Amorim duke luajtur titullar në të gjitha ndeshjes. Megjithatë, përkundër kësaj, trajneri i ri pranoi se reprezentuesi maroken nuk është se dallohet në seancat stërvitore në ‘Carrington’.










































