Manchester United janë gati të lejojnë largimin e tre lojtarëve në janar, kur të rihapet afati kalimtar i transferimeve.

Seria prej pesë ndeshjesh pa humbje e “Djajve të Kuq” mori fund të hënën, pasi skuadra e Ruben Amorim u mposht 1-0 nga Everton në Old Trafford.


Kjo humbje i lë ata në vendin e dhjetë në renditje, me 18 pikë pas 12 ndeshjeve.

United vazhdon kampionatin të dielën, me një transfertë në Selhurst Park kundër Crystal Palace.

Skuadra do të përballet me një dhjetor të ngjeshur, me gjashtë ndeshje në kampionat, përfshirë sfida të mëdha kundër Aston Villas dhe Neëcastle United, para se të hapet afati i janarit.

Amorim pritet të kërkojë përforcime në treg, duke pasur parasysh disa dëmtime brenda skuadrës – përfshirë Benjamin Sesko, si dhe largimet për Kupën e Kombeve të Afrikës, me Bryan Mbeumo (Kamerun), Amad Diallo (Bregu i Fildishtë) dhe Noussair Mazraoui (Marok) që do të mungojnë.

Ayden Heaven

Edhe largimet janë pjesë e planit.

Sipas The Daily Mail, Diego Leon, Sekou Kone dhe Ayden Heaven mund të dërgohen në huazim për të marrë më shumë minuta loje.

Leon, i cili nënshkroi verën e kaluar, dhe Kone ende nuk kanë luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë.

Mbrojtësi i majtë paraguajan, është anashkaluar këtë sezon, me Luke Shaw dhe Patrick Dorgu që kanë prioritet para tij, ndërsa mesfushori mbrojtës malian ka luajtur me ekipin U-21.

Sa i përket Heaven, ai ka regjistruar tre paraqitje këtë sezon, pasi debutoi për Manchester United sezonin e kaluar./Telegrafi/

telegrafi sport app