LAJMI I FUNDIT:

Rrustem Berisha viziton Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë

Rrustem Berisha viziton Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha u prit sot në Shkup nga ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë zonja Radmilla Shekerinska.

Berisha në këtë vizitë po shoqërohet nga drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci, këshilltari ushtarak nënkolonel Hisen Berisha dhe këshilltari i tij politik Ilir Murtezi.

“Të dy ministrat, Berisha dhe Shekerisnka, në takimin e përbashkët biseduan për zhvillimet në Kosovë e Maqedoni, situatën e sigurisë, bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes si dhe për hapat që po ndërmarrin të dyja vendet për të qenë së ma afër realizimit të qëllimit për integrime euroatlantike. Gjithashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës e Maqedonisë si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme e me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe atë të sigurisë.


Krahas kësaj, ministri Berisha e përgëzoi zonjën Shekerinska lidhur me proceset e fundit pozitive në Maqedoni: “Urova ministren Shekerinska për ratifikimin në Kuvend të Ligjit të marrëveshjes me Greqinë, ligj ky që i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian (BE) dhe organizmat tjerë ndërkombëtar’’, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Berisha, gjithashtu, e njoftoi ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë edhe për tri ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat siç u shpreh ai i hapin rrugë tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, për të arriturat e FSK-së, progresin a arritur në këtë proces si dhe për hapat që janë ndërmarrë në këtë fazë planifikimi të tranzicionit të FSK-së.

“Ne, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, jemi zotuar që do të jemi faktor stabiliteti dhe ofrues të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Synimi ynë është anëtarësimi përfundimtar në NATO.

Marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Maqedonisë i konfirmon edhe vizita ime sot këtu. Maqedonia ka qenë gjithmonë dhe është partnerë i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se do të kemi përkrahjen e saj në rrugën e tranzicionit që e kemi përpara’’.

Berisha dhe ministrja Radmilla Shekerinska diskutuan edhe për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy ministrive në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, stërvitjet e përbashkëta, planifikimin, arsimimin, trajnimet dhe fusha të tjera me interes të dyanshëm.

Në fund, Ministri Berisha ka falënderuar ministren Shekerinska për përkrahjen e saj në shumë fusha, duke nënvizuar arsimimin e kadetëve tanë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë.

Ndërkaq, ministrja Shekerinska u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Ajo po ashtu shfaqi interesim lidhur me procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe shprehu dëshirën për të vazhduar me traditën e takimeve të përbashkëta në mes dy ministrave përkatës të dy shteteve.

Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Berisha do të ketë takim të veçantë edhe me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori