Rrugët vrasëse

Çdo vit në këto akse numri i aksidenteve është shumë i lartë, si pasojë e shpejtësisë, mungesës së sinjalistikës, mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe mosadministrimit të rrugëve sipas standardeve të BE-së. Çdo vit në Shqipëri humbasin jetën rreth 317 persona, vetëm si pasojë e aksidenteve
rrugore.
Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Boris Miska i ka thënë Top Channel se vëren probleme edhe në disa nene të Kodit Rrugor të cilat i lejojnë policët rrugor të vendosin gjoba nga 500 lekë e deri në pezullim të lejes së drejtimit, duke lejuar në disa raste që shkelësit e ligjit të mos dënohen.
Gjatë këtyre 20 viteve të fundit në të gjithë vendin janë numëruar mbi 13 mijë aksidente ku më shumë se gjysma e të aksidentuarve kanë humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Specialistët thonë se ende në Shqipëri nuk llogariten kostot reale të riaftësimit ose kurimit të aksidentuarve, e cila është barrë e rëndë financiare, jo vetëm për familjet, por edhe për shoqërinë.
Vendet e BE-së 2,5 -3 për qind të GDP-së e shpenzojnë për këtë qëllim, shifra që arrijnë në miliarda euro. /Telegrafi/

















































