Rruga “Idriz Seferi” në Gjilan bllokohet më 25 maj për shkak të festës së FC DRITA

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët për bllokimin e përkohshëm të rrugës “Idriz Seferi”, vendim ky i cili do të hyjë në fuqi më 25 maj 2025, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 24:00.
Ashtu sic njofton komuna, për shkak të organizimit të manifestimit dhe koncertit festiv nga Klubi Futbollistik FC DRITA, me rastin e shpalljes kampion në Superligën e Kosovës, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i rrugës "Idriz Seferi", konkretisht nga rrethi para Teatrit të Qytetit deri te rrethi afër furrës Qoqaj.
Komuna ka ftuar qytetarët që gjatë kësaj dite të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje dhe t’u përshtaten ndryshimeve të përkohshme në qarkullim.
Ndryshe, nga komuna theksojnë se Policia e Kosovës do të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës për të asistuar dhe garantuar mbarëvajtjen e manifestimit, si dhe sigurinë e pjesëmarrësve. /Telegrafi/

















































