Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e la rrugën e asfaltuar dhe mësyu atë malore në veri të vendit. Vetëm kështu, si shef i Qeverisë, arriti dje të jetë i pranishëm në një ceremoni të organizuar nga KFOR-i në afërsi të Leposaviqit.


Kjo ndodhi pasi serbët e Zveçanit ngritën sërish barrikada.

Banorët e fshatrave shqiptare u irrituan nga kjo. Madje, njëri nga ta u ndie superior karshi Mustafës.

“U ndjeva i fuqishëm. Unë me grua e dy fëmijë shkova në asfalt, e kryeministri rrugëve të dhive”, thotë ai.

Për një banor tjetër, kryesorja është arritja e qëllimit të kryeministrit.

“E ndërroi rrugën, kjo nuk thotë asgjë”, thotë ky banor.

Shikojeni kronikën për rrugën të cilën e ka kaluar dje shefi i Qeverisë së Kosovës. /Klan Kosova/