LAJMI I FUNDIT:

Rruga më e ngushtë në botë, banorët nuk blejnë dot asgjë (Foto)

Rruga më e ngushtë në botë, banorët nuk blejnë dot asgjë (Foto)

Rruga në këtë lagje është vetëm 30 centimetra e gjerë dhe gjendet në lagjen më të vjetër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.

Ajo është e vendosur në mes të shtëpive më të vjetra se nëntë dekada në lagjen “Kesare” në Bagdad. Popullata lokale e quan rrugë “derbune”, që do të thotë “rrugë e ngushtë”.


Rruga është 70 metra e gjatë dhe bri saj ka 8 shtëpi. Shtëpitë janë të vjetra, të lënë pas dore dhe të vogla, duke e bërë jetën më të vështirë për njerëzit që jetojnë në to.

Asnjë makinë nuk mund të hyjë në rrugë, dhe banorët përdorin mjete tejet të vogla si biçikleta për të kryer transportin e produkteve të tyre ushqimore. Por, kjo nuk mjafton.

Një nga pronarët e shtëpisë në “Rrugën më të ngushtë”, Yasir Mutassar tha se ata nuk janë në gjendje të blejnë mobilje për shtëpitë e tyre.

“Bleva një rrobalarëse,  por nuk arrita ta çoja në shtëpinë time, kam pritur për orë të tëra në rrugë, pas së cilës ia kam shitur dikujt tjetër”, tha Mutassar.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto vështirësi, ai ka jetuar në këtë rrugë për 35 vjet. Edhe Abu Abdullah jeton në këtë lagje. Sipas tij, edhe xhenazet nuk mund të kalojnë.

Në këtë rrugë, shtoi ai, për vite me radhë, arabët sunitë dhe shiitë jetojnë së bashku. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Skenë “horrori”, rrufeja godet pak metra larg burrit që gjendej në veturë në Atlanta – publikohen pamjet rrëqethëse

Skenë “horrori”, rrufeja godet pak metra larg burrit që gjendej në veturë në Atlanta – publikohen pamjet rrëqethëse

Interesante
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Fun
Këtij daullexhiu në Turqi

Këtij daullexhiu në Turqi "nuk ia deshi me bakshishe as gjatë Ramazanit" - i rebeluar, ai përplasi daullën për tokë

Virale
Parada me 897 qen të racës 'wiener' thyen rekordin botëror Guinness në Gjermani

Parada me 897 qen të racës 'wiener' thyen rekordin botëror Guinness në Gjermani

Fun
Ky është kalendari i satanistëve: Gjëra më morbide nuk keni lexuar!

Ky është kalendari i satanistëve: Gjëra më morbide nuk keni lexuar!

Kalo në kategori