LAJMI I FUNDIT:

Rruga e Butikëve në Tetovë, atraksion turistik

Rruga e Butikëve në Tetovë, atraksion turistik

Rruga e Butikëve në Tetovë në të ardhmen pritet të rinovohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve. Kjo do të realizohet në kuadër të projektit Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët të turizmit”, që është në pjesë e programit ndërkufitar IPA me Kosovën.

Investimi në këtë rrugë do të jetë 300 mijë euro, me një gjatësi prej 444 metra dhe gjerësi 6 metra. Qëllimi është që në të ardhmen këta zeje të zhvillohen dhe të promovohen. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në komunën e Tetovës ndërmjet Ministrit të pushtetit të lokal Risto Penov dhe kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami.

“Kishim një takim ku u hapën shumë çështje, dihet se komuna e Tetovës ka probleme me funksionimin sidomos në aspektin financiar dhe u bisedua për mënyrat që të dilet nga kjo gjendje. Sot nënshkruam një marrëveshje për rikonstruimin e rrugës së zejtarëve me mjete të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal si dhe të bisedojmë për mundësitë që në të ardhmen komuna e Tetovës të aplikojë dhe përfitojë grante përmes programës së qeverisë zvicerane, përmes UNDP dhe programeve tjera. Gjetëm gjuhë të përbashkët të vazhdojmë më tutje të punojmë për vazhdimin e decentralizimit dhe pengesave që kanë komunat sidomos me mënyrat e financimit, kufizimin e harxhimit të mjeteve me qëllim komunat më lehtë të funksionojë dhe të zgjidhim problemet e qytetarëve”, tha Risto Penov, ministër i pushtetit lokal.


Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se projekti për riknostruimin e rrugës së Butikëve është mjaft i rëndësishëm për komunën e Tetovës.

“Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Prizrenit. Kjo tregon se ne si komunë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me ministritë tjera me të cilët ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve dhe me këtë bashkë të maksimalizojmë realizimin e projekteve të cilët janë për të mirë të qytetarëve të komunës së Tetovës”, tha Kasami.

Gjatë këtij takimi është folur edhe për vazhdimin e procesit të decentralizimit me çka u theksua se nuk ka ndonjë datë të caktuar apo afat se kur do të mund të vazhdojë ky proces. Por, edhe Ministri Penov si dhe kryetari Kasami, nënvizuan se në vend gjithçka është politizuar dhe kjo duhet të ndryshojë me qëllim që komunat të mund vet të japin shërbime për qytetarët pa patur pengesa për të ushtruar kompetencat e tyre.

Krahas kësaj, është paraparë edhe program për trajnim të zejtarëve, hotelierëve dhe agjencive turistike duke përfshirë edhe takime individuale me mentor, kurse janë paraparë edhe punëtori me operatorët e agjencive turistike që të krijohet një ofertë turistike e bazuar në zejet lokale dhe tradicionale, duke përfshirë përpunimin e arit, ëmbëltoret, veshjet tradicionale e kështu me radhë.

Ndryshe, rruga e butikëve në Tetovë është mjaft e frekuentuar gjatë periudhës së verës kur në vendlindje kthehen mërgimtarët. Megjithatë, në këtë rrugë ku ka qindra biznese artizanale është lënë në mëshirë të fatit dhe gjithnjë ka kaos në trafik, nuk ka vende për parkim dhe qasja është shumë e vështirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori