LAJMI I FUNDIT:

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

Rruga drejt FIBA Kupës së Botës 2027 do të filloje nga Raundi i Parë i Parakualifikimeve Evropiane.

Shorti do të hidhet në Munih të Gjermanisë të martën më 8 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e FIBA-s në YouTube nga ora 11:00.

Në raundin e parë do të jenë 10 shtete pjesëmarrëse, të cilat do të ndahen në tre grupe. Grupi A do të përmbajë katër ekipe, ndërsa grupet B dhe C do të përfshijnë nga tre Kombëtare. Kombëtaret do të luajnë me njëra-tjetrën në grupin e tyre në shtëpi dhe jashtë.


Vazo 1: Rumania, Zvicra, Austria

Vazo 2: Luksemburgu, Kosova, Armenia

Vazo 3: Norvegjia, Irlanda, Shqipëria

Vazo 4: Azerbajxhani

Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të përfshihen në të njëjtin grup, sipas vendimit të Bordit të FIBA ​​Europe.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025 me dy ditë lojërash në çdo dritare.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori