LAJMI I FUNDIT:

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë” demanton lajmin për rritje të çmimeve për festën e Fitër Bajramit

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë” demanton lajmin për rritje të çmimeve për festën e Fitër Bajramit
Young man in supermarket comparing bottles of oil, rear view, close-up

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, me anëtarët: ETC, VivaFresh, Super Viva, Meridian Express, Albi Shopping, Maxi, Interex, ka reaguar pas deklarimeve nga organizata ‘Konsumatori’, në lidhje me rritjen e çmimeve për festen e Fitër Bajramit në markete.

Sipas ‘Rrjetit të Shitësve ne Pakice’, drejtori i organizatës ‘Konsumatori’, Selatin Kaçaniku, ka shprehur opinionin e tij pa përkrahjen e fakteve dhe duke ju referuar “marketeve” në përgjithësi.

Ndërkaq kanë paralajmëruar masa, duke thënë se deklarata të tilla  njollosin reputacionin e kompanive në fjalë.


“Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, do të marrë masa për një deklaratë të tillë të trilluar e cila njollos reputacionin e kompanive të lartpërmendura dhe krijon mosbesim tek konsumatoret tanë. Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë fakte publikut në bazë të verifikimeve të bëra nga inspektoret që një situatë e tillë nuk është prezent në marketet tona”, ka thënë  Mrika Selimaj, Drejtoreshë Ekzekutive, Rrjetit të Shitësve ne Pakicë.

Marketet e shfrytëzojnë festen, i rrisin çmimet për Bajram
Lexo po ashtu Marketet e shfrytëzojnë festen, i rrisin çmimet për Bajram

Reagimi erdhi, pasi, Kaçaniku ka deklaruar se “me rastin e çdo feste, shumica e çmimeve ngritën ani pse në pjesën më të madhe të botës për festa ulen çmimet për ta respektuar qytetarin konsumator.”

“Mes çmimesh realisht të ulura, numri i të cilave në disa markete është në rritje, ka edhe shumë çmime të ulura rrejshëm, që e ‘detyrojnë’ konsumatorin të blej edhe artikuj me çmime më të larta se zakonisht”, pati thënë Kaçaniku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori