Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në Itali në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishin aktive në transportimin e marijuanës përmes hapësires detare me Shqipërinë dhe shpërndarjen në tregun e brendshëm italian.
Raporti i fundit i antidrogës italiane 2023 që u referohet të dhënave policore përgjatë vitit 2022 pohon se rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga antidroga italiane në vitin 2022 për aktivitet në transportin dhe shpërdarjen e kokainës nga 1127 që ishin denoncuar më 2021.
Ndërkohë në transportimin dhe shpërdarjen e kanabisit në vitin 2022 u denoncuan 239 shetas shqiptarë nga 300 që ishin denoncur në vitin 2021 me një rënie prej 20,33%.
Një rënie të ndjeshme pësoi edhe numri i autorëve shqiptarë të denoncuar për aktivitetin në transportimin dhe shpërndarjen e marijuanës ku gjatë vitit 2022 u denoncuan 62 autorë nga 149 që ishin denoncuar në vitin 2021.
Raporti vlerwson rolin e autoriteteve policore shqiptare dhe atyre italiane nw bllokimin e trafikut të marijuanws në hapësiren detare mes tw dy vendeve.
Raporti i antidrogës italiane vlerëson se numri i shqiptarëve të përfshirë në fushën e narkotikëve në vitin 2022 dhe të denoncuar pranë organeve gjyqësore italiane pësoi një rënie të lehtë me 1562 persona krahasur me vitin 2021 kur ishin denoncuar në autoriteet gjyqësore 1599 persona.
Raporti i antidrogës italiane sjell analiza për aktivitetin e rrjeteve të huaja të drogës.
“Krahas aktivizmit “tradicional” në fushën e trafikut të drogës rrjetet konfirmojnë aftësinë e tyre për të zhvilluar skema komplekse për pastrim parash dhe evazion fiskal, si dhe transferimin e kapitalit jashtë Italisë, thuhet në raport.
Sipas antidrogës italiane rrjetet shqiptare, nga pikëpamja strukturore shpesh organizohen në grupe të vogla me një bazë familjare.
“Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga aftësia për të ruajtur lidhjet me vendin e origjinës dhe nga aftësia për të kërkuar projeksione ndërkombëtare në tregtimin e substancave narkotike”, vlerëson raporti.
“Në disa raste, thuhet në raport është vënë re funksionimi i grupeve të vogla, shpesh multietnike; nga ana tjetër, është vënë re një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar trafikun ndërkombëtar të drogës në nivele të larta, të kryera nga struktura të mëdha kriminale të organizuara sipas skemave tipike mafioze, me disponueshmëri të burimeve të mëdha financiare.
Sipas raportit të antidrogës italiane “afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar me kalimin e kohës zhvillimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht për furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.
Raporti përmend disa operacione të mëdha policore të zhvilluara në rajone të ndryshme të Italisë kundër drogës përgjatë vitti 2022 ku në pranga kanë përfunduar dhjetëra shtetas shqiptarë dhe italianë.
“Në janar të vitit 2022 “Guardia di Finanza” e Brindizit zbuloi aktivitetin e rrjeteve italo-shqiptare me ekzekutimin e 23 masave të sigurimit me burg, ndaj shtetasve italianë dhe shqiptarë.
“Grupi shqiptar, së bashku me shtetas italianë, mundi të importonte ngarkesa të konsiderueshme heroine dhe kokaine në provincën e Brindizit, të ardhura përkatësisht nga Turqia – nëpërmjet rrugës ballkanike – dhe nga Holanda,”, thuhet ne raport.
Raporti i antidrogës italiane sjell hollësi për mënyrën e organizmit të rrjeteve tw drogws.
“Të dyshuarit, të vetëdijshëm për vëmendjen e mundshme nga forcat e policisë ndaj tyre, mbanin kontakte me furnitorët dhe klientët, duke përdorur pajisje telefonike të koduara, të cilat garantonin “komunikim të sigurt”, si dhe bllokues frekuencash, për të penguar çdo përgjim të komunikimit “midis njerëzve” dhe vendndodhjen GPS të makinave. Pagesa e ngarkesave të drogës bëhej kryesisht me dërgimin fizk të parave drejt Shqipërisë, me anë të “shoferëve”, që operonin në linjën e autobusit në seksionin Vlorë – Italia Veriore, thuhet në raport.
Raporti përmend gjithashtu një operacion të gjerë në Bolonja ku një organizatë italo-shqiptare ishte përfshirë në shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. “Në muajin korrik të vitin 2022 u dhanë 31 masa të paraburgimit ndaj të shtetasve shqiptarë dhe italianë përgjegjës për trafikun e drogës dhe tregtimin e drogës”, thuhet në raport lidhur me këtë rast.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos