LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Galaxy Note 5 dhe S5 edge+

Rrjedhin pamjet e Galaxy Note 5 dhe S5 edge+

Galaxy Note 5 dhe S5 edge+ kanë qenë në qendër të vëmendjës së mediave gjatë kohës së fundit. Raportet thonë se pajisjet do të depërtojnë në treg më 13 gusht të këtij viti.

Dhe tashmë të gjithë e dimë se arsyeja kryesore për këtë datë të lansimit nga ana e Samsung, është që t’i shmanget rivalitetit dhe kohës së prezantimit të pajisjes më të famshme mobile në botë – iPhone.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë lëshuar disa foto të reja të pajisjeve ku mund të shihen qartë produktet e ardhshme të Samsung.

S6 edge+ është i koduar me numrin serik SM-G928A që na bën të ditur se pajisja do të dal në shitje prej AT&T.


Përveç kësaj, fotot nuk tregojnë ndonjë detaj shtesë. Siç e kemi parë edhe më herët, Edge+ duket si version më i madh i Galaxy S6 edge, ndërkohë që Note 5 duket të jetë version më i rrafshtë se sa është parashikuar fillimisht. (Telegrafi)