Ministria amerikane e Drejtësisë, të mërkurën ka njoftuar se ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, është emëruar si prokuror special në hetimin lidhur me “përpjekjet e Qeverisë ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe çështjet tjera të lidhura me këtë”.
Emërimi i tij vjen pas kërkesave të shumta, përfshirë nga anëtarët e Kongresit të cilët janë për një hetim të pavarur lidhur me pretendimet se Qeveria ruse ka ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor të vitit të kaluar, që ishin në favor të Donald Trumpit, e në dëm të kandidates Demokrate, Hillary Clinton, transmeton Telegrafi.
Presionet mbi Trumpin lidhur me çështjen e përfshirjes së Rusisë janë rritur edhe më shumë gjatë javës së kaluar, pas shkarkimit të shefit të FBI-së, James Comey, i cili kishte filluar hetimet për këtë çështje.
“Vendimi im (që të emërojë një prokuror special) nuk është dëshmi se është kryer krimi ose është ngritur ndonjë ankesë”, ka deklaruar zëvendësi i kryeprokurorit, Rod Rosenstein. “Jam i bindur që prokurori special është i nevojshëm, në mënyrë që populli amerikan të ketë besim të plotë në rezultatet e hetimeve”.
Një ditë pas shkarkimit të këshilltarit më me ndikim të Trumpit – më 14 shkurt – i cili nuk kishte përmendur kontaktet me një diplomat rus, Donald Trump thuhet se kishte kërkuar nga Comey që të përfundojë hetimet rreth këshilltarit Michael Flynn. Ndërkohë, në opinion ka rrjedhur transkripti i disa bisedave të regjistruara të disa udhëheqësve republikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe lideri i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, si dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.
Sipas ditores Washington Post, bisedat kishin ndodhur më 15 qershor të vitit 2016, një ditë pasi u kuptua që hakerët rusë kishin ndërhyrë në serverët e Partisë Demokratike, dhe një muaj para se Trump zyrtarisht të emërohej kandidati presidencial i Partisë Republikane.
Liderët ishin takuar pasi që McCarthy dhe Ryan patën takime të ndara në Capitol Hill me kryeministrin ukrainas Volodymyr Groysman. Cathy McMorris Rodgers, zyrtare e lartë e republikanëve, e kishte pyetur Ryanin se si është situata në Ukrainë.
“E rëndë. Groysman më ka treguar se si rusët çdo ditë hedhin nga 30 deri në 40 predha në territorin e Ukrainës. Më ka përshkruar edhe metodat tjera, duke pranuar se financojnë popullistët lokalë, duke u dhënë para njerëzve në administratën shtetërore, në mënyrë që të çmontojnë institucionet. Qëllimi është që Ukraina të kthehet kundër vetes, kurse Groysman i ka thënë që pas Ukrainës rusët do të vërsulen në Detin Baltik”, kishte treguar Ryan lidhur me bisedën e tij me zyrtarë nga Kievi.
“Po, kështu është në një pjesë të Evropës, ku rusët zhvillojnë një luftë propaganduese”, është pajtuar Rodgers me Ryanin.
Në këtë pikë, sipas transkripitit të bisedave që i ka publikuar Washington Post, McCathy kishte zhvendosur debatin në çështjen e serverëve të hakuar të Partisë Demokratike, ku më pas është përmendur edhe Donald Trump dhe Dan Rohrabacher – anëtari republikan i Kongresit, i njohur për qëndrimet e tij jashtëzakonisht pro-ruse.
“Ju siguroj se kështu ka ndodhur. Rusët kanë hakuar demokratët duke ua marrë hulumtimet e opozitës për Trumpin”, ka thënë McCarthy, duke mos mundur të ndalet së qeshuri .
Hulumtimi i opozitës është një metodë standarde e veprimit në politikën amerikane: kandidatët e njërës parti rregullisht angazhojnë ekspertë për nxjerrjen e të gjitha informacioneve të mundshme në lidhje me kandidatët e tjerë nga partitë kundërshtare, në mënyrë që të mund t’i përdorin për shpifje gjatë fushatave.
Ryan kishte pyetur se kush ia kishte dorëzuar rusëve këtë hulumtim të opozitës.
“Mendoj që Putin paguan dy persona: Rohrabacherin dhe Trumpin”, dëgjohet duke thënë McCarthy.
Në ato momente kyçet sërish në bisedë Ryan duke thënë: “Kjo deklaratë është jozyrtare. Shpresoj që kjo të mos rrjedhë diku, në rregull?”
“Çfarë flitet në familje, mbetet në familje”, ka përfunduar bisedën Ryan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës – deputetja pëson sulm në tru

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës