LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin disa specifika të serisë Honor 80

Rrjedhin disa specifika të serisë Honor 80

Javën e kaluar i pamë disa specifika të telefonit Honor 80 Pro+, dhe tani parashikuesi Digital Chat Station sjell më shumë informata për 2 telefonat tjerë në serinë 80 – Honor 80 dhe Honor 80 Pro.

Honor 80 thuhet se do të debutojë me çipin Dimensity 1080 të MediTek dhe me një kamerë kryesore prej 64MP.

Në anën tjetër 80 Pro do të ketë çipin QualComm Snapdragon 778G SoC dhe kamerë kryesore prej 108MP, përcjell Telegrafi.


Telefoni kryesor i kësaj serie, Honor 80 Pro+ do të ketë çipin Snapdragon 8+ Gen 1 dhe gjithashtu pritet që të ketë kamerë kryesore prej 200MP dhe karikim të shpejtë prej 100W, raporton GSM Arena.

Thashethemet e mëparshme sugjeronin se Honor 80 Pro+ do të ketë një ekran të kthyer AMOLED dhe RAM memorie prej 12GB. /Telegrafi/