LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e modeleve të reja të Lumia

Rrjedhin detajet e modeleve të reja të Lumia

Para 6 tetorit, datës së lansimit të pajisjeve të reja nga Microsoft, janë bërë të ditura disa prej specifikave për modelet sikurse Lumia 950, 950 XL dhe 550.

Sipas Phone Review, informatat mund të mos jenë 100 për qind të sakta, mirëpo duket sikur janë mjaft autentike.

Sikurse pritej, Lumia 950 XL është fablet me specifika që përfshijnë procesorin Snapdragon 810, ekranin me 5.7” dhe rezolucion quad HD, RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë të brendshme prej 32 GB.

Kjo paisje thuhet të ketë kamerën kryesore prej 20 megapiksel, dhe tjetrën me blic triple-LED dhe 5 megapiksel.
Në ndërkohë, shumica e specifikave të Lumia 950 janë të njëjta sikur tek 950XL, me dallim në procesorin 808 Snapdragon, ekranin 5.2” – poashtu në cilësinë Quad HD.


Lumia 550, do të vijë me kosto më të lirë, procesorin 1GHz, ekranin prej 5”, RAM memorie prej 1GB dhe hapësirën e brendshme me 8GB.

Gjatë ditëve në vijim pritet të kemi detaje më të hollësishme mbi çmimet e paisjeve dhe specifikat ose tiparet tjera. (Telegrafi)