Rrjedhin afatet për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re, për shkak të së cilës negociatat midis partive politike që fituan vende parlamentare po zhvillohen me një ritëm të përshpejtuar. Të gjithë pohojnë se bisedojnë, por deri më tani askush nuk ka dhënë detaje rreth rrjedhës së negociatave dhe nëse ka ndonjë progres.
LSDM dje përsëriti se po zhvillon negociata serioze për formimin e Qeverisë me mandat të plotë katër vjeçar, e cila, siç theksoi, duhet të sigurojë pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe pronave të secilit zyrtar.
Qeveria e re, thonë nga partia, do të angazhohet për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet – qoftë ajo që vjen nga një parti, komunë, institucion, ekspert, zyrtar, i njohur apo i panjohur, dhe përparësia është që të pastrohet gjyqësori.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski dje tha se kemi komunikim me partitë politike dhe nuk do të hyja në detaje që të mos e dëmtojë procesin.
“Nga ajo që mund të vërehet dhe është folur më parë nga kryetari Mickoski dhe nga postulatet që dalin nga OBRM-PDUKM, përcaktimet programore dhe ekonomike duhet të identifikohen”, thotë Arsovski.
Lidhur me komunikimin e OBRM-PDUKM-së me partitë e tjera, ai thekson se raporte miqësore dhe komunikim ka me gjitha partitë, ndërsa nëse ka ndonjë detaj do të del informatë zyrtare.
Pas konstituimit të Kuvendit pesë ditë më parë, PDSH komunikoi se në një takim të liderit të saj Menduh Thaçi me Zoran Zaevin, LSDM u ka ofruar atyre që të jenë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. Partia Demokratike e Shqiptarëve në përgjithësi pajtohet të jetë pjesë e qeverisë, por u dakordua për të krijuar grupe pune të kryesuara nga sekretarët e dy partive për të rënë dakord për hollësitë.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, përbërja e re parlamentare u konstituua katër ditë më parë dhe filloi afati 10-ditor për formimin e shumicës parlamentare, pas së cilës Presidenti duhet të japë mandatin për të formuar Qeverinë. Mandatari, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, dorëzon program në Kuvend dhe propozon formim të Qeverisë./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri