Rritje shqetësuese e të infektuarve me coronavirus, 221 raste në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,160 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 221 persona.
MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person, ndërsa janë shëruar 21. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.
Në total numri i rasteve aktive është 888.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.
Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































