LAJMI I FUNDIT:

Rritja e shpejtë, shkëlqim i natyrshëm

Rritja e shpejtë, shkëlqim i natyrshëm

Proverbi i mirë i vjetër thotë që biondinat argëtohen më mirë, që shumë femra vendosin të shkojnë tek frizeri, për t’i bërë flokët sa më të shkëlqyeshme. Mirëpo, frizurat bionde ndonjëherë mund të dëmtojnë mjaft flokët tuaj.

Në të vërtetë, zbardhuesit kimikë dhe ngjyrat e flokëve të cilat përdoren për shkëlqimin e flokëve dëmtojnë mjaft flokët tuaj, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi t’i shkëlqeni flokët tuaj, ekzistojnë edhe alternativa natyrore të cilat do t’ju ndihmojnë në arritjen e pamjes natyrale të flokëve biond, dhe e gjithë kjo pa dëmtim.

Limoni
Trajtimi më i njohur natyror për çeljen e flokëve është me lëngun e limonit. Përziejeni lëngun taze të kulluar nga limoni me ujë të ngrohtë në masën 1:1. Përzierjen qiteni në flokë, e lini të veprojë 10-15 minuta dhe flokët lërini të thahen në diell. Dielli është shumë me rëndësi, ngase e forcon veprimin e limonit. Por, shpëlarja e flokëve me limon mund t’i dobësojë ata, ndaj këtë trajtim e bëni një herë në javë.


Kanella
Tri lugë kanellë i përzieni me katër lugë regjenerues dhe e bëni masazh tepen. Pastaj, flokët i mbroni me kapelën për dush dhe e lini të veprojë katër orë, para se ta shpëlani. Kanella mund t’i çelë flokët edhe deri në tri nuanca.

Kamomili
Ziejeni një çaj nga kamomili dhe lëreni të ftohet. Pas kësaj, flokët shpëlani me çaj dhe qitni regjenerues që nuk shpëlahet, e ku më parë keni qitur disa lugë çaj. Flokët lërini të thahen në diell, ngase sikur edhe limoni, dielli e forcon veprimin e kamomilit. Kështu, flokët çelen më lehtë.

Mjalti
Mjalti përmban nivel të ulët të peroksidit të hidrogjenit që i zbardh flokët, ndaj mund ta përzieni një lugë mjaltë me një gotë ujë dhe ta lini një gjysmë ore. Pas kësaj përzierjeje i shtoni një gotë të vogël vaj ulliri dhe qiteni në flokë dhe mbrojeni me kësulën për dush. Lini të veprojë gjysmë ore dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Mjalti s’i çel flokët shumë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Shtatzëna
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kalo në kategori