Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka bërë të ditur se tregu i automjeteve komerciale në Bashkimin Evropian në periudhën janar-gusht të këtij viti është rritur me 6.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
ACEA raportoi se numri i regjistrimeve të reja të automjeteve komerciale në periudhën tetë-mujore arriti në 1.74 milion.
“Gjermania kryeson këtë rritje me 13.6 për qind, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 11.3 për qind, Franca me 6.5 për qind, Italia me 4.3 për qind dhe Spanja me 2.1 për qind”, tha ACEA.
Shoqata vuri në dukje se kërkesa e BE-së për kamionçinë të lehtë komerciale u rrit me 6,2 për qind gjatë të njëjtës periudhë, falë kërkesës së madhe gjatë muajve korrik dhe gusht.
“Nga janari deri në gusht, tregu i kamionëve të rëndë në BE u rrit me 7.7 për qind, pavarësisht rënieve të regjistruara gjatë verës”, thuhet në deklaratë.
Në anën e automjeteve të mesme dhe të rënda tregtare, kërkesa për kamionë të rinj në të gjithë BE-në gjatë kësaj periudhe pati një rritje të konsiderueshme deri në 8 për qind, edhe pse shifrat për muajt korrik dhe gusht ishin negative.
“Tetë muaj të vitit, kërkesa për autobusë të rinj mbeti pozitive me një rritje prej 3,8 për qind, pavarësisht se shitjet ranë gjatë periudhës së verës”, shtoi ACEA.
Vitin e kaluar, numri i regjistrimeve të automjeteve të reja komerciale arriti në 2.5 milionë në bllokun 28 anëtarësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë