Përdorimi i antibiotikëve, shpeshherë pa nevojë, ka bërë që rezistenca ndaj tyre të konsiderohet si sfida kryesore globale e shëndetësisë në shekullin XXI, thotë mikrobiologu Lul Raka.
Ai shton se në këtë mes nuk bën përjashtim Kosova, ku mikroorganizmat, indikatorë të rezistencës ndaj këtij ilaçi, janë dy deri në pesë herë më të lartë sesa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikët e krahasuar.
“Rezistenca antimikrobike është sfidë edhe për shëndetësinë kosovare. Problemet më të mëdha të kësaj fushë në vendin tonë janë: përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve, shitja në barnatore pa recetë të mjekut dhe presioni nga kompanitë farmaceutike”, thotë Raka.
Ndryshe, Kosova ka ligj që e ndalon blerjen e barnave pa recetë, por ky ligj nuk është zbatuar asnjëherë. Kështu thotë kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi. Sipas tij, përderisa në vend vazhdon dhënia e antibiotikëve pa recetë nëpër barnatore, kjo paraqet shqetësim të madh. Ai shtoi se viti 2020 është konsideruar si vit me përdorim të shtuar të antibiotikëve të përshkruar, por edhe të pa përshkruar nga mjekët.
“Ka disa vite që Kosova i raporton të dhënat rreth konsumit të antibiotikëve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë e që është rrjeti i rezistencës antimikrobike dhe po ashtu bëhen analizat e rezistencës, pra punohet në dy drejtime në konsum dhe në regjistrim mikrobike. Sipas të dhënave që nga viti 2002, kemi pasur një rënie në përdorim, por nuk ka qenë rënie e kënaqshme. Në vitin e fundit është shtuar përdorimi, sidomos në kohë pandemie, që kanë treguar disa të dhëna premtuese të pacientëve, por që këto të dhëna nuk janë përmbledhur që të shihet saktë efekti”, tha Jakupi.
Në përpjekje që të zbatohet ligji përkatës, i cili ndalon shitjen e barnave pa udhëzim apo recetë të mjekut, Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një plan veprimi për ‘Rezistencën Antimikrobike’, i cili do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë, për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe për të rritur sigurinë shëndetësore të popullatës.
Por, mikrobiologu Raka shton se përkundër përpjekjeve për të ulur përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, ka pasur pak rezultat.
“Nga viti 2011 deri sot, Kosova ka shënuar një ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve në vlerë prej 25 për qind. Megjithatë, ende jemi ndër shtetet me përdorimin më të madh të cefalosporinave, e sidomos të antibiotikut ceftriakson”, tha ai.
Në pandemi rritet përdorimi i antibiotikëve
Përdorimi i antibiotikëve gjatë pandemisë ka shënuar rritje në gjithë globin. Në disa raste të rralla 4-8 për qind në komunitet e deri në 15 për qind në njësitë e kujdesit intensiv, mund të ketë bashkë infeksion të COVID-19 me infeksione tjera bakterore, ose infeksion sekondar me baktere e fungje, në të cilat kërkohet trajtim me antibiotikë.
Arsyetimi tjetër i përdorimit empirik të antibiotikëve gjatë pandemisë është në kapacitetet e mangëta diagnostike të cilat e shtyjnë mjekun ta mbulojë pacientin edhe me terapi me antibiotikë. Shkalla e përdorimit të antibiotikëve në disa studime shkon prej 60-90 për qind, tha Lul Raka.
Ndërkaq, farmacistët në vend thonë se me gjithë blerjen e madhe të antibiotikëve pa recetë, ndër vite ka pasur një vetëdijesim të qytetarëve dhe shitja e tyre ka shënuar rënie.
Shkumbin Jusufi farmacist, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se rritje të shitjes së antibiotikëve ka pasur gjatë kohës së pandemisë.
“Ka disa vite që ka një rënie. Por, në kohën e pandemisë po kërkohet sidomos një lloj antibiotiku ‘Azomicin’, e që kemi pasur raste që e kërkojnë pacientët edhe pa recetë. Ky lloj antibiotiku është i rrezikshëm të merret pa recetë. Ndonëse shumica për këtë lloj vinë me recetë të mjekut. Ndryshe, në përgjithësi është ngrit vetëdija e pacientëve, po ka ende që kërkojnë pa recetë”, tha ai.
E qytetarët thonë se pa ndonjë problem në barnatore blejnë antibiotikë. Njëra nga to është Arlinda Shala, qytetare nga Prishtina, e cila tregon se ka problem me anginë në fyt dhe shpesh përdor antibiotik, por që atë e merr jo gjithmonë me recetë.
“Po kom pas rast kur kam blerë antibiotik pa recetë. Gjatë kohës së pandemisë unë nuk kam dashur të shkoj te mjeku, pasi problemin me fyt e kam kronik, më bëhet anginë dhe vetëm shkoj e marrë antibiotikun, pasi e di se cilin antibiotik ma përshkruajnë dhe shkoj e blej të njëjtin në barnatore”, tha ajo.
Megjithëkëtë, Raka shton se rezistenca antimikrobike është një ndër sfidat kryesore globale të shëndetit publik që përcillet me shkallë të lartë të sëmundshmërisë, vdekshmërisë dhe kostos. Në Evropë, barra e infeksioneve nga mikrobet rezistente është e barabartë me gripin, tuberkulozin dhe HIV/AIDS së bashku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë