LAJMI I FUNDIT:

Rritet për mbi 6 për qind deficiti tregtar në Kosovë

Rritet për mbi 6 për qind deficiti tregtar në Kosovë
Foto: Ilustrim

Për 6,3 për qind është rritur deficiti tregtar në Kosovë në muajin dhjetor 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2023.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6,3% në muajin dhjetor 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 477,7 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 449,5 milion Euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin  me 12,0%”, ka njoftuar ASK-ja.


Mes tjerash bëhet e ditur se eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2023 kishte vlerën 65,4 milion Euro, ndërsa importi 543,1 milion Euro, që është një rënie prej (-9,3%) për eksport, si dhe një rritje prej 4,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18,5% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5,8% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,6% e përbëjnë produktet minerale; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,5% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 8,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,7 milion Euro, ose rreth 28,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2,1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,0%), Italia (4,2%), Holanda (2,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 225,3 milion Euro, ose 47,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,8%), Greqia (5,6%), Italia (4,3%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28,0 milion Euro, ose 42,7% të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (-5,9%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18,3%),  Maqedonia e Veriut (12,5%), Serbia (5,8%), Mali i Zi (4,9%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69, 1 milion Euro, ose 12,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-25,5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,4%), Serbia (1,8%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 18,7 milion Euro, ose 28,7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (13,2%) dhe  Zvicra (8,9%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 218,7 milion Euro, ose 40,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,9%) dhe Kina (10,1%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori