LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i udhëtarëve me tragete në portin e Durrësit, mbi 39 mijë vetëm në prill

Rritet numri i udhëtarëve me tragete në portin e Durrësit, mbi 39 mijë vetëm në prill

Lehtësimi i masave kufizuese për lëvizjen e udhëtarëve nga Shqipëria drejt Italisë është reflektuar dhe në rritjen e numrit të udhëtarëve, të cilët kanë lundruar nga porti i Durrësit drejt Barit dhe Ankonës dhe anasjelltas, ka thënë Autoriteti i Portit të Durrësit në një njoftim për shtyp.

Referuar të dhënave zyrtare të portit, përgjatë muajit prill 2022 tragetet kanë kryer 73 lundrime, duke transportuar 39,900 pasagjerë, ose krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje me 11,469 pasagjerë më shumë.

Po të njëjtat burime, saktësojnë se 19,200 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë vetëm gjatë muajit prill, ndërsa 19,920 pasagjerë regjistruar në dalje, ndërsa bashkë me ta janë regjistruar dhe 7,730 automjete dhe 7,420 kamionë e trailerë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori