LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i finlandezëve që e shohin Rusinë si kërcënim, mbështetet anëtarësimi i vendit në NATO

Rritet numri i finlandezëve që e shohin Rusinë si kërcënim, mbështetet anëtarësimi i vendit në NATO

Përderisa rreth 60 për qind e finlandezëve e konsiderojnë Rusinë një kërcënim ushtarak dhe 45 për qind kanë një opinion negativ për vendin, mbështetja për t’u bashkuar me NATO-n gjithashtu ka parë një rritje të lehtë, zbulon një sondazh i realizuar nga Instituti i Biznesit Finlandez dhe Politikë (EVA).

Siç shkruajnë mediet e huaja, që nga sondazhi i mëparshëm i EVA-së në vitin 2012, opinionet negative për Rusinë janë rritur me 26 për qind.

Për sa i përket Rusisë, qëndrime më të favorshme apo 60 për qind gjenden te moshat mbi 65-vjeçare. Ndërkohë, mes atyre me diplomë akademike, vetëm 21 për qind mendojnë pozitivisht për Rusinë.


Midis partive politike më kritikët ndaj Rusisë janë votuesit e të Gjelbërve, të ndjekur nga Aleanca e Majtë, Partia Konservatore e Koalicionit Kombëtar dhe Partia Popullore Suedeze. Ndërsa votuesit për Partinë Finlandeze, Partinë e Qendrës dhe partinë e vogël liberale Lëvizja Tani janë më të favorshëm për Rusinë.

Instituti EVA thotë se sjellja e Rusisë në Ukrainën lindore, në Siri dhe trajtimi i Alexei Navalny janë shtytësit kryesorë të ndjenjës anti-Moskë.

Instituti Finlandez i Biznesit dhe Politikës ka anketuar gjithashtu opinionet rreth anëtarësimit të mundshëm në NATO.

Mbështetja për anëtarësimin e Finlandës është rritur me 4 për qind në 26 për qind. Por brenda partive mund të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.

Një vit më parë, shumica e atyre që votuan për Social Demokratët, Qendrën, Aleancën e Gjelbërve dhe të Majtë ishin kundër anëtarësimit në NATO. Sot, vetëm mbështetësit e Aleancës së Majtë dhe Lëvizjes Tani kundërshtojnë të qenit pjesë e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori