Rritet kriza në mbrojtjen e Cityt, mungesë afatgjate e John Stones

238:"NORWICH, ENGLAND - SEPTEMBER 14: John Stones of Manchester City during the Premier League match between Norwich City and Manchester City at Carrow Road on September 14, 2019 in Norwich, United Kingdom. (Photo by Paul Harding/Getty Images) 12:"Getty Images
Janë përkeqësuar problemet e Manchester Cityt në fazën e mbrojtjes, pasi John Stones do të mungojë deri në gjashtë javë.
25-vjeçari është ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjeve të të martës, në përgatitje për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që skuadra e tij do ta zhvillojë kundër Shakhtar Donetskut.

Në këtë mënyrë, Pep Guardiola ka vetëm një lojtar nga ekipi i parë që luan në qendër të mbrojtjes dhe ai është Nicolas Otamendi.

Për këtë arsye, pritet që strategu spanjoll në takimin e të mërkurës ta angazhojë në mbrojtje mesfushorin Fernandinho.
Po ashtu, ai do të detyrohet që t'i ftojë në skuadër lojtarët e rinj, Eric Garcia dhe Taylor Harwood-Bellis, për ndeshjet e javëve në vijim. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































