LAJMI I FUNDIT:

Rriten me 344 milionë euro të ardhurat buxhetore në Shqipëri, ndikim kryesor rritja e çmimeve

Rriten me 344 milionë euro të ardhurat buxhetore në Shqipëri, ndikim kryesor rritja e çmimeve

Prej disa muajsh tashmë nuk ka më surprizë në rritjen e të ardhurave që mblidhen në arkën e shtetit ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve.

Në 5 muajt e parë të vitit u arkëtuan 233.3 miliardë lek [1.9 miliardë euro], me një rritje prej 41.8 miliardë lek [344 milionë euro] më shume në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përtej lajmit të mirë që përbën kjo për qeverinë, mbledhja e më shumë parave tregon shtrenjtimin e çmimeve në një pjesë të mirë të segmenteve të tregut duke varfëruar kështu buxhetet e familjeve shqiptare.


Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 5 muajt e parë të vitit u realizuan në masën 107 për qind.

Në anën tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 213 miliard lek [1.75 miliardë euro] me një realizim në masën 90 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.6 për qind më i lartë ose Lek 1.28 milion lek [10,531 euro] më shumë.

Ndërkohë, niveli i suficitit për periudhën në fjalë rezultoi në rreth 19.876 miliard lek [163.5 milionë euro] . Kujtojmë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, buxheti rezultonte me një deficit prej rreth 20.671 miliard lekësh [170 milionë]. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori