Nga një dyqan lokal në Pejë, në mbi 1 milion euro shitje online. 

Dikur një dyqan lokal, sot një emër i njohur në mbarë Kosovën. RevDuo është dëshmi e qartë që me vullnet, përkushtim dhe platformën e duhur, çdo biznes mund të kalojë kufijtë e zakonshëm. 


Rrugëtimi i tyre filloi me një hap të thjeshtë, bashkëpunimin me GjirafaMall. Brenda pak kohe, porositë nisën të shtohen dita-ditës, klientët nisën t’i besojnë emrit RevDuo dhe shitjet online u shumëfishuan përtej çdo parashikimi. Ishte një transformim i papritur, por i merituar. 

Me mbi 30,000 porosi të përmbushura dhe mbi 1 milion euro shitje, RevDuo nuk është më vetëm një dyqan, është një histori suksesi që po frymëzon edhe biznese të tjera. Ndihma dhe komunikimi me ekipin e GjirafaMall, si dhe përdorimi i platformës së GjirafaMall për të arritur mijëra klientë të rinj, të gjitha këto kanë qenë shtyllat e rritjes së tyre. 

Statistika që flasin vetë:

-Mbi 1 milion € shitje online përmes GjirafaMall

-30,000+ porosi të përmbushura me sukses

-Qasje në mbi 700,000 blerës në Kosovë

-Zgjerim i suksesshëm në të gjithë vendin, me rritje regjionale në vazhdim

-Aplikacioni GjirafaMall - mundësia e artë për mijëra klientë të rinj

Edhe biznesi yt mund të jetë historia e ardhshme e suksesit. 

Nëse ke një biznes lokal, apo një vizion për të shitur më shumë - GjirafaMall është platforma ku mund të rritesh.

Me qindra mijëra vizitorë çdo muaj, një aplikacion të dedikuar për blerësit dhe mbështetje nga një ekip profesionistësh, gjithçka që të nevojitet është tashmë në dorën tënde.

Rritemi së bashku me besim, me vizion dhe me GjirafaMall. Apliko tani për të shitur në GjirafaMall