BE rrit tarifat për makinat elektrike kineze – a mund të çojë kjo në një ‘luftë tregtare’ me Pekinin?
Komisioni Evropian njoftoi prodhuesit e makinave të mërkurën se do të aplikonte tarifa shtesë deri në 38.1% për automjetet elektrike të importuara kineze nga muaji i ardhshëm, një lëvizje që ka të ngjarë të shkaktojë hakmarrje të mundshme nga Kina.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më pak se një muaj pasi Uashingtoni katërfishoi tarifat për automjetet elektrike kineze në 100%, Brukseli tha se do të vendoste tarifa prej 17.4% për BYD (002594.SZ), 20% për Geely (0175.HK), dhe 38.1% për SAIC (600104.SS).
E Ministria e Tregtisë e Kinës theksoi se do të monitorojë nga afër zhvillimin dhe do të marrë me vendosmëri të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat legjitime të kompanive kineze.
Detyrimet e përkohshme të BE-së do të zbatohen që nga 4 korriku, ndërsa hetimi kundër subvencioneve do të vazhdojë deri më 2 nëntor, kur mund të zbatohen detyrimet përfundimtare, zakonisht për pesë vjet.
Komisioni ka bërë të ditur se do të aplikonte norma prej 21% për kompanitë që mendohet se kanë bashkëpunuar me hetimin dhe 38.1% për ato që tha se nuk kishin bashkëpunuar.
Ndërsa Margaritis Schinas, një nënkryetar i Komisionit, tha në një konferencë shtypi se makinat e prodhuara në Kinë po përfitonin nga nivelet e padrejta të subvencioneve, duke kërcënuar prodhuesit e BE-së.
Tarifat treguese vlerësohen mbi pritshmëritë e analistëve midis 10% dhe 25% për automjetet elektrike kineze.
Lëvizja vjen pasi prodhuesit evropianë të automjeteve po sfidohen nga një fluks i automjeteve elektrike me kosto më të ulët nga rivalët kinezë.
Kina e ka kritikuar BE-në për hetimin kundër subvencioneve, ka kërkuar bashkëpunim dhe ka lobuar në vende të veçanta të BE-së, por nuk ka përcaktuar plotësisht se cila do të ishte përgjigja e saj ndaj tarifave.
Siç thekson CNN, tarifat e reja të EV ka të ngjarë të nisin negociatat intensive midis Pekinit dhe Brukselit që synojnë të shmangin një luftë të dëmshme tregtare.
BE-ja duhet të vendosë deri në nëntor nëse do të miratojë tarifat përgjithmonë.
Reagimi i Pekinit ndaj tarifave “mund të çojë në një luftë tregtare (me Evropën), e cila do të ishte shkatërruese për një rajon që është ende shumë i varur nga zinxhirët e furnizimit të dominuar nga kinezët për të arritur qëllimet e tij të larta klimatike”, ka thënë Will Roberts, nga Rho Motion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara
Trump tha se do të revokojë mandatin për automjetet elektrike
Toyota nxjerr në treg minivanin e parë hibrid plug-in
BMW X8 po vjen!
A ndikon vërtet i ftohti në potencialin e baterive të EV?
Rimac publikon një video, tregon si e zhvilluan robotaksinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë